Më në fund përdoruesit e TikTok do të gjejnë paqen! Rrjeti social po teston "Watch History" - Business Magazine Albania

Më në fund përdoruesit e TikTok do të gjejnë paqen! Rrjeti social po teston “Watch History”

TikTok duket se ka nisur testimin e një opsioni të ri të quajtur “Watch History”, i cili do t’ju shpëtojë nga mundimi për të rigjetur një video që keni parë, por nuk e keni ruajtur për një periudhë kohore prej 7 ditësh. Të gjitha videot do të listohen në mënyrë që të lokalizoni lehtësisht videon që po kërkoni.

Konsultuesi i rrjeteve sociale Matt Navarra ripostoi zbulimet e bëra nga një përdorues në Twitter i quajtur Hammod Oh, i cili publikon shpesh në profilin e tij shërbimet që pritet të vijnë në të ardhmen në rrjete të ndryshme sociale. Sipas screenshot-it të Oh tregohet se opsioni “Watch History” do të vendoset nën “Content and Activity” në settings.

Nuk ka ende shumë detaje në lidhje me mënyrën se si kjo faqje do të duket apo se si do të rendisë videot që keni ndjekur disa orë më parë.

Lexo edhe: Tik Tok nën investigim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Mungesa e Watch History deri më tani ka detyruar përdoruesit të përdorin metoda të ndryshme për të rigjetur videot, mirëpo asnjëra prej tyre nuk është kaq e thjeshtë sa shërbimi i ri. Ata mundoheshin të filtronin rezultatet e kërkimit vetëm për videot që kanë parë, ose të shkarkonin të gjitha të dhënat e tyre në TikTok për të gjetur një video të vetme.

theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0