Më 21 Nëntor Finalja e Akseleratorit Uplift Western Balkans - Business Magazine Albania

Më 21 Nëntor Finalja e Akseleratorit Uplift Western Balkans

Uplift Demo Day

Pas mëse tre muaj që nga hapja e programit të akselerimit, akseleratori rajonal i startupeve Uplift Western Balkans do të mbyllë edicionin e tij të katërt më 21 Nëntor 2022 në ditën finale të Demo-Day.

Me 60 startupe dhe 79 themelues, të cilët aplikuan për t’u bërë pjesë e këtij edicioni, vetëm 10 prej tyre u pranuan në programin e akselerimit, pasi kaluan me sukses fazën e vlerësimit të Selection Bootcamp. Përgjatë 7 javëve ata u mentoruan nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj, investitorë e sipërmarrës.

Kanah.alCodonEco Solution ResearchFleetONConsciESGRecro Thrift StoreBe My Safety nga AlcodersKnowledge BitsMaitriVR dhe Mirjana Josifoska vijnë nga një gamë e gjerë industrish si e-commerce, cloud, dizajn, fintech, agritech, data science, teknologji shëndeti dhe energji të rinovueshme.

Ky është viti i dytë që Uplift Western Balkans merr përmasat e një akseleratori rajonal startupesh, pasi po organizohet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut falë partneritetit të ngushtë mes ICTSlabVentureUP dhe ICANN.

Themeluar në 2019-ën në Shqipëri, akseleratori i startupeve Uplift erdhi në edicionin e katërt me mbështetjen e Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Shqipëri dhe organizohet në kuadër të Projektit “Qëndro” financuar nga Qeveria Italiane dhe implementuar nga UNICEF.

Më 21 Nëntor në orën 17:30 në ambientet e Liceut Artistik, Salla “Tonin Harapi” do të mbahet ceremonia përmbyllëse e rrugëtimit tre mujor të startupeve.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj ceremonie, mund ta konfirmojnë pjesëmarrjen duke plotësuar formularin e regjistrimit në këtë lidhje: https://uplift.al/uplift-demo-day/.

Çmime dhe shpërblime do të shkojnë për startupet më të mira, financuar nga UNICEF dhe partnerët. Kësaj ngjarjeje do t’i bashkohen sipërmarrës, mbështetës, kompani, engjëj biznesi, profesionistë të fushave të ndryshme.

Axhenda e Demo-Day

Ngjarja hap siparin në orën 16:30 me një aktivitet të mbyllur midis startupeve dhe investitorëve të quajtur Investor Connect. Të gjithë startupet do të kenë mundësi të takohen me secilin prej investitorëve që do të marrin pjesë fizikisht në Demo-Day për 7 minuta.

Demo-Day do të jetë e hapur për publikun në orën 17:30 ku mbi 200 pjesëmarrës do të ndjekin nga afër prezantimet e startupeve të këtij edicioni.

Mbrëmja do të mbyllet në orën 20:30 me shpalljen e fituesve të çmimeve të mëdha si dhe shpërblimeve për startupet e tjera.

10 startupe do të prezantojnë në skenën e Demo-Day përballë jurisë dhe investitorëve VC, Donatorëve dhe engjëjve të biznesit nga Rajoni dhe Evropa Qendrore.

  • 17:30 – 17:45 – Regjistrimi
  • 18:00 – 18:30– Fjalë Përshëndetëse
  • 18:40 – 19:10– 5 Prezantime të Startupeve
  • 19:10 – 19:30– Pushim
  • 19:30 – 20:00– 5 Prezantime të Startupeve
  • 20:00 – 20:15– Juria vlerëson prezantimet
  • 20:00 – 20:15– Sesion Paralel, Folës
  • 20:30 – 21:00– Shpallja e fituesve
  • 21:00 – 00:00– After party

Edicioni i Katërt i Uplift Western Balkans

Më 16 Shtator Uplift Western Balkans filloi programin e akselerimit me workshopin e parë. Gjatë tre muajve startupet u mentoruan nga ekspertë Shqiptarë dhe të huaj, nga rajoni dhe Evropa të cilët vinin nga industri dhe fusha të ndryshme si sipërmarrja, investimet, startupet, lidershipi, marketingu, media sociale, komunikimi online, brandimi, etj.

Workshopet u moderuan nga Peter BrunnerJewell SparksAdmir BerbiuEneid LikaKushtrim XhakliKotryna Kurt, Reita Hackaj dhe Henrik Lezi.

Më 19-24 Tetor startupet e Uplift Western Balkans udhëtuan drejt Sllovakisë në një udhëtim studimor organizuar nga ICTSmedia në Shqipëri dhe SOVVA në Sllovaki në kuadër të programit Bridge2EU për tu njohur nga afër me ekosistemin Sllovak të startupeve dhe inovacionit.

Uplift Western Balkans mbështetet financiarisht nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” të financuar nga Qeveria Italiane dhe zbatuar nga UNICEF në Shqipëri.

Uplift Western Balkans është një program për Mbështetjen e Startupeve të organizuar në Shqipëri nga ICTSlab në partneritet me Venture Up në Kosovë dhe Ican në Maqedoninë e Veriut.

Uplift gëzon gjithashtu mbështetjen e një partneriteti të gjerë siç janë partnerët SwissEPEU4InnovationAlbvisionBashkia TiranëUniversiteti i PrishtinësUniversiteti i Evropës Juglindore në Tetovë e shumë partnerë të tjerë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0