McDonald mbyll 850 pika shitje në Rusi. Ikin edhe Starbucks, Coca Cola dhe Pepsi - Business Magazine Albania

McDonald mbyll 850 pika shitje në Rusi. Ikin edhe Starbucks, Coca Cola dhe Pepsi

McDonald

Kolosi i hamburger-it: “nuk mund të injorojmë vuajtjet e paarsyeshme të njerëzve në Ukrainë”. Coca Cola e Pepsi pezullojnë shitjet.

McDonalds ka njoftuar mbylljen e përkohshme të 850 restoranteve në Rusi, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë. Por, rrjeti i fast-food “do të vazhdojë të paguajë 62.000 punonjësit që kanë dhënë shpirt e trup për markën tonë”. Shoqëria ka pohuar se aktivitetet në Rusi e Ukrainë sigurojnë 9% të totalit të të ardhurave (2 miliardë dollarë).

Në të njëjtën ditë, edhe Starbucks ka bërë të ditur se mbyll 130 lokale në vend, ndërsa multinacionalet Coca Cola e Pepsi do të ndërpresin shitjet në Rusi.

Një tjetër goditje e madhe kjo për ekonominë ruse, që u bashkohet vendimeve të mëparshëm të markave europiane dhe amerikane të larguara tashmë nga Rusia, ose që kanë ndalur investimet. Ndryshe nga marka të tjera në Rusi që janë Franchise, (si Kfc, Pizza Hut, e Burger King) McDonald’s ka në pronësi 84% të restoranteve të tij në Rusi. Administratori i deleguar, Chris Kempckinski, tha gjatë njoftimit se, ”vlerat, në të cilat besojmë na nxisin të mos injorojmë vuajtjen e paarsyeshme njerëzore që po duket në Ukrainë.

Edhe Starbucks pezullon aktivitetin tregtar në Rusi 

Në një njoftim, kompania ka bërë të ditur se, “nga e Marta Starbucks Co pezullon të gjitha aktivitetet tregtare në Rusi”. Por ka bërë të dfitur se, grupi Alshaya me seli në Kuwait – që administron të paktën 100 lokale në Rusi, “do të furnizojë  2.000 partnerë në Rusi , që varen për qëndrueshmërinë e tyre nga Starbucks”.

Ikin edhe Coca-cola e Pepsi

“Zemrat tona janë afër njerëzve që po vuajnë në mënyrë të pakonceptueshme efektet tragjike në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e Coca-Cola, gjatë deklaratës për pezullimin e aktiviteteve në Rusi. Kompania do të monitorojë situatën në vijim. Aktiviteti i saj në Rusi luhatet mes 1-2% të totalit të të ardhurave për 2021″.

PepsiCo – ishte ndër të pakëtat produkte perëndimore të lejuara para rënies së Bashkimin Sovjetik – ka deklaruar se do të vazhdojë të shesë produkte bazë, si qumësht dhe produktet për fëmijët, por jo pijen e famshme.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0