“Mbytet” Apeli Administrativ - Business Magazine Albania

“Mbytet” Apeli Administrativ


Gjykata e Apelit Administrativ ne Tirane, e cila shqyrton te gjitha çeshtjet ne shkalle vendi, qe vijne nga Gjykatat e Shkalles se Pare Administrative, kerkon atashimin sa me shpejt te trupes gjyqesore me keshilltare ligjore, ashtu sikurse parashikohet edhe ne ligj.

Kancelari i kesaj gjykate, Leonard Strataj, thote se gjykata eshte ne nje situate te mbingarkuar, pasi i gjithe fluksi i çeshtjeve perballohet nga vetem 7 gjyqtare, ku secili prej tyre, prej shtate muajsh, po shqyrton mesatarisht 90 dosje ne jave, duke detyruar personelin dhe administraten te punojne me orare te tejzgjatura, apo edhe gjate diteve te pushimit ne fundjave.

“Ne jemi ne nje situate teper te ngarkuar dhe duhet, sa me urgjentisht, qe çdo gjyqtar te kete keshilltaret e tij ligjore, edhe administrata me sekretarine gjyqesore, sepse aktualisht ketu punohet me 1 sekretare per 3 gjyqtare. Vet administrata e Gjykates se Apelit eshte teper e ngarkuar. Aktualisht vijne punojne nga ora 8 e mengjesit deri ne 8 te darkes dhe kjo eshte e paperballueshme, madje punohet edhe te shtune e te diel. Me ligjin e Gjykates Administrative eshte e nevojshme qe çdo gjyqtar te kete 1 apo 2 keshilltare ligjore”, tha Leonard Strataj, Kancelar i Gjykates Administrative te Apelit.

Pas vendimit te Gjykates se Larte, e cila kerkoi shpalljen e moskompetences nga çdo gjykate per dosje administrative dhe dergimin e tyre ne Gjykatat Administrative, fluksi i çeshtjeve ne kete gjykate doli tej çdo parashikimi. Deri me tani, ne Apelin Administrativ jane regjistruar si te tilla pese mije dosje, ndersa kapacitetet per ta perballuar situaten jane te vogla.

“Problemi eshte se ketu çeshtjet jane me afat nje mujor dhe trupa gjyqesore po del nga ky afat i gjykimit te çeshtjes, po shkojne te 3 apo 4 muaj. Aktualisht gjykata po gjykon çeshtjet e muajit Mars, duhet te ishin shqyrtuar atehere, por po behen tani”, tha Leonard Strataj.

Deri me tani, Gjykata e Apelit Administrativ ka dhene vendime per 2500 çeshtje, nderkohe qe nga 6 Gjykatat Administrative te Shkalles se Pare, nga i gjithe vendi, apelohen mesatarisht 300 dosje ne jave. / Top Channel

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0