“Mbrojtja e bizneseve në epokën digjitale”/ One Albania mban Konferencën e Sigurisë Kibernetike - Business Magazine Albania

“Mbrojtja e bizneseve në epokën digjitale”/ One Albania mban Konferencën e Sigurisë Kibernetike

Zhvillimi i teknologjisë dhe përhapja e shpejtë e internetit ka transformuar mënyrën se si ne komunikojmë, punojmë dhe argëtohemi, duke shtuar qasjen në informacion dhe mbështetur rritjen e biznesit. Në një botë digjitale që po përshkon në mënyrë progresive çdo fushë të jetës sonë të përditshme, siguria është një domosdoshmëri për përdoruesit, bizneset dhe ekonominë e vendit. Për të adresuar peizazhin dinamik të kërcënimeve kibernetike lideri i telekomunikacionit, One Albania mbajti një konferencë për sigurinë kibernetike këtë të martë. Konferenca shërbeu si një platformë për dialog të hapur mbi risqet kibernetike dhe nevojën për masa të forta sigurie në sektorë të ndryshëm.

Në fjalën hapëse, drejtori ekzekutiv i One Albania, Brano Djuroviç, theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike për bizneset dhe konsumatorët.

“Në epokën e sotme digjitale, siguria kibernetike nuk është vetëm një çështje teknike; është një aspekt themelor i ekonomisë dhe shoqërisë sonë. Në One Albania, ne sigurojmë që rrjetet tona të jenë të mbrojtura dhe që klientët tanë të jenë të informuar dhe të ruajtur nga kërcënimet kibernetike. Për më tepër jemi e para kompani TELCO që garanton sigurinë e sistemeve të kompanive të tjera përmes shërbimeve që ofrojmë”, tha Djuroviç.

Konferenca bëri bashkë liderët e industrisë, organet rregullatore dhe aktorët kryesorë për të diskutuar rëndësinë e sigurisë kibernetike në një botë gjithnjë e më digjitale. Të ndarë në dy panele, ekspertët shqyrtuan fillimisht sigurinë në sektorët financiarë dhe më pas diskutimi u ndal tek përmirësimi i mbrojtjes së bizneseve dhe fuqizimi i tyre me njohuri për të garantuar të dhënat e klientëve të tyre. Ndër të tjera, kjo konferencë shërbeu edhe për të riafirmuar rolin e One Albania, jo vetëm si një kompani e përgjegjshme që njeh nevojën për rritjen e masave të sigurisë kibernetike, por edhe si një ofrues i shërbimeve që kanë qëllim ruajtjen e të dhënave sensitive dhe garantimin e sigurisë për bizneset.

Si një kompani që ka në fokus transformimin digjital dhe nxitjen e një mjedisi të sigurt, One Albania është në krye të avancimeve teknologjike, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh: EPP, EDR, shërbimi virtual PBX, SIP, shërbimet e Hostuara dhe Cloud etj. One Albania do të vijojë të investojë në teknologji të përparuar dhe zgjidhje efikase, duke siguruar që klientët e saj, por edhe komuniteti më i gjerë të mund të gëzojnë përfitimet e botës online pa rrezikuar sigurinë e tyre në internet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0