Njëzet ditë më parë u dha njoftimi, ndërsa mbrëmë nisma ‘’tifozët në stadium’’ përmes Zoom, platformës video për mbledhje dhe videokonferenca, u bë realitet. E gjitha me rastin e ndeshjes për kampionatin danez, në të cilën AGF Aarhus, klub që ka ndërmarrë këtë iniciativë për të vazhduar të kenë mbështetjen e tifozëve, u rikthye në fushë për tu përballur me Randers. Kështu, në Ceres Park, impianti i qytetit danez, është instaluar në lartësinë e tribunave një ekran gjigant i gjatë 40 metra e i lartë 3, në të cilin tifozët e Aarhus mund të brohorasin, pasi kanë prenotuar, falas, vendin e tyre virtual.
“Jemi krenar se jemi i pari klub në botë që patëm një ide të tillë”, ka komentuar presidenti i AGF, Jacob Nielsen. Shefi i zyrës së shtypit Soren Carlsen e përqendron vëmendjen në faktin “se në të ardhmen do të kemi shumë mbështetje, edhe nga ana vokale. Imagjinoni dhjetëmijë persona që ndjekin ndeshjen me mikrofon të hapur: do të jenë në gjendje të gëzohen për një gol, në fakt nuk kam qenë kurrë kaq i zënë sa këto ditë. Shumë njerëz duan të jenë atje, edhe pse përmes Zoom dhe jo live”.
Për ti bërë gjërat mirë deri në fund, AGF ka instaluar edhe dy ekrane të tjera, jo gjigante si ai kryesor, “për tifozët neutralë dhe ata miq”.
Kampdag 🔥⚪️⚽️ #ksdh #agfrfc pic.twitter.com/3HATKEajgE
— AGF (@AGFFodbold) May 28, 2020
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.