Mbi 500 të shtruar në spitalet Covid. Manastirliu: shtimi i infektimeve një sinjal alarmi - Business Magazine Albania

Mbi 500 të shtruar në spitalet Covid. Manastirliu: shtimi i infektimeve një sinjal alarmi

spitalet Covid

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi se shtimi i infektimeve mbetet një sinjal alarmi.

“Pandemia nuk ka ikur, virusi është ende këtu dhe do të vazhdojë të jetë”, tha Manastriliu.

Sipas ministres, “Dje janë arritur mbi 500 të shtruar në spitalet e Covid. Janë në rritje të infektuarit në moshat e reja, po ashtu janë në rritje dhe pacientët në terapi intensive. Spitalet Covid janë duke përballuar një fluks në rritje, ndërsa spitalet rajonale po trajtojnë rastet post covid dhe ato të dyshuara për të lehtësuar dhe përballuar situatën”.

Lexo: Dështimi i vaksinimit do t’i kushtojë ekonomisë globale 9.2 trilionë dollarë

Bazuar në strategjitë e skenareve të vjeshtë-dimrit, sipas ministres, do të aktivizohen spitalet rajonale, duke nisur nga sot. Niset me Durrësin e Shkodrën, dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. “Nëse do të ketë mbingarkesa në këto spitale do të vijojmë me skenarët e dytë dhe të tretë për të aktivizuar në kapacitete të plota pavionët Covid nrenda strukturave tona të spitaleve rajonale”, tha ajo.

Po sot, sipas ministres, do të vijë dhe doza e tretë vaksinave prej 7 mijë, ndërsa po punohet për të lidhur kontrata të tjera.

Sipas Skënder Bratajt, ka një fond prej 40 mijë vaksinash, që sipas kontratës së nënshkruar mes Shqipërisë dhe kompanisë Pfizer do të dorëzohen brenda këtij muaji. Shqipëria ka një kontratë prej gjysmë milioni vaksina me Pfizer dhe rreth 1.1 mln të tjera si pjesë e mekanizmit të Covax, ndërkohë që Qeveria thotë është në bisedime edhe me kompaninë AstraZeneca

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0