Qeveria ka miratuar dëmshpërblime në vlerën totale mbi 345 milionë lekë për 15 bashki të vendit, të cilat u prekën nga zjarret gjatë sezonit të verës, konkretisht periudhën nga 15 qershori deri në 15 shtator 2025.
Sipas shpërndarjes zyrtare të fondeve, bashkia që përfiton vlerën më të lartë është Kruja, me rreth 146 milionë lekë, e ndjekur nga Gramshi me 86,6 milionë lekë dhe Finiqi me 40 milionë lekë. Delvina përfiton 36 milionë lekë, ndërsa Dropulli dhe Malësia e Madhe përfitojnë përkatësisht 7,7 milionë lekë dhe 6,6 milionë lekë.
Lexo edhe: Rritje rekord e bizneseve të reja në Shqipëri në 2025-ën, QKB publikon të dhënat
Fondet do të përdoren për dëmshpërblimin e pasurive të dëmtuara dhe për ndërhyrje emergjente, duke synuar rikthimin e normalitetit në zonat e goditura. Autoritetet theksojnë se mbështetja financiare është pjesë e një qasjeje më të gjerë për përballimin e pasojave të zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve lokale për menaxhimin e emergjencave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto