Mbështetni idenë tuaj për biznes përmes Innovation Centre Kosovo - Business Magazine Albania

Mbështetni idenë tuaj për biznes përmes Innovation Centre Kosovo


Shndërroni idenë tuaj komerciale në biznes fitimprurës. Rriteni biznesin tuaj të tanishëm. Aplikoni online për të marr pjesë në garën për mbështetje të biznesit tuaj nga Inkubatori i ICK-së. Inkubatori mbështetë ndërmarrësit dhe bizneset përmes mentorimit, konsultimit, trajnimit dhe me qasje në zyra dhe objekte për konferenca.

Çka është Innovation Centre Kosovo (ICK)?
Innovation Centre Kosovo (ICK) është i pajisur tërësisht për zhvillim të ndërmarrësisë dhe biznesit, e fokusuar veçanërisht në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK). Ajo është pajisur me kompjuterë, aplikacione softuerike, internet, aplikacione mobile dhe të bazuara në web-faqe, data-bazë, etj.
Innovation Centre Kosovo ofron shërbime inkubatorike, trajnime, konsultime, qasje në rrjete vendore dhe ndërkombëtare, si dhe bënë ndërmjetësime me partnerë dhe blerës vendor, rajonal, dhe ndërkombëtarë. Ekipet e Inkubatorit do të përfitojnë nga programet e njohura botërisht si psh.: Microsoft BizSpark Network Partner dhe Amazon Web Service si dhe nga shumë programe të partnerëve të ICK-së.

Çka është inkubatori i ICK-së?
Inkubatori është pjesa themelore e ICK-së. Ai ofron një ambient angazhues për komercializimin e ideve të shëndosha për biznes si dhe vizibilitet në treg për ndërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese.

  • Shërbimet e inkubatorit
    Tërë ekspertizën e nevojshme për të shndërruar idenë tuaj komerciale te mbështetur në TIK në biznes fitimprurës.
  • Konsultime, mentorim dhe trajnime profesionale, të orientuara në treg.
  • Zyra moderne në një ambient kreativ dhe afarist në qendër të Prishtinës.
  • Qasje në rrjete vendore dhe ndërkombëtare.

Inkubatori siguron shërbime para-inkubatorike, inkubatorike dhe inkubim virtual, varësisht nga përvoja e ekipit
si dhe shkalla e zhvillimi të idesë për biznes

Lexo me teper

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0