Maturantët protestojnë para ministrisë së Arsimit, të revoltuar ndaj tezës

Maturantët protestojnë para ministrisë së Arsimit, të revoltuar ndaj tezës

Maturantët

Një ditë pas testit të Gjuhës Shqipe, maturantët janë mbledhur sot të protestojnë para Ministrisë së Arsimit, pasi besojnë se ka patur gabime në tezën e provimit.

 “Gjithë testi bazohej në pyetje subjektive. Në fund një veprim i një personi si Turi në varkë hedh poshtë gjithë punën tonë në 12 vjet. Kishte dhe gabime të rënda shkencore që nuk i kemi thënë ne, por mësuesit tanë.

 Gabime kishte në pjesën e pare të morfologjisë, ku kërkohej të gjendeshin fjalitë pa folje, ndërkohë të katërta kishin folje. Ndërsa disa ishin pjesë e mësimit online. Na thanë që nuk do përfshihen, por e bënë. Ardhja e shkollës ishte fasadë për të bërë provimin e maturës.. Nuk ishte menduar mirë teza. Nuk ishte realiteti i 12 viteve punë që ne kemi bërë.”– tha një nga maturantët.

Ata janë duke protestuar para ministrisë me pankarta në duar, duke bllokuar edhe rrugën kryesore.

Një maturante tha se: “Ministria e Arsimit na mori më qafë të ardhmen tonë. Kemi mësuar 12 vjet vetëm morfologji, stintaksë, çdo gjë… dhe asnjë prej tyre nuk ishte përfshirë në provim.

Lexoni: 31 pacientë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ne kemi parë dhe në vitet e kaluara se protestat s’kanë sjellë asgjë në dritë, por të paktën ndihesh mirë që lufton për të drejtat e tua.”

Disa prej maturantëve kërkojnë ripërsëritje të provimit të gjuhës. “Ne shpresojmë shumë të na dëgjojnë, të paktën të mos ndodhë e njëjta situatë me dy provimet e tjera”, thanë disa prej tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0