Mastercard program për nxitjen e pagesave me kartë në Shqipëri, ofron gati 5 mijë terminale POS falas - Business Magazine Albania

Mastercard program për nxitjen e pagesave me kartë në Shqipëri, ofron gati 5 mijë terminale POS falas

Gjigandi botëror i pagesave elektronike, Mastercard, do të financojë një program në Shqipëri për nxitjen e pagesave me kartë. Kompania amerikane do të ofrojë 4750 terminale POS falas të cilat do t’u shpërndahen bizneseve të ndryshme në të gjithë vendin që nga hotelet e restorantet deri tek taksitë dhe marketet, si dhe do të marrë përsipër kostot bankare të tyre për një vit. Ky projekt do të nis në 1 maj të këtij viti sipas presidentit të  MasterCard për Evropën, Mark Barnett. “Nga një zëvendësim i pagesave me para fizike në masën 35% po të kryhen me kartë, mund të kurseheshin mesatarisht rreth 2 miliardë lekë në nivel ekonomie.”- u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

“Nga ky program, MasterCard do të shpërndajë 4750 terminale POS falas, në mënyrë që hotelet, restorantet, marketet dhe taksitë, të mund t’i aksesojnë ato pa qenë të shtrënguar që të dalin dhe t’i paguajnë në treg. Jo vetëm kaq, por MasterCrad ka edhe një limit të caktuar për përdoruesit e këtyre terminaleve, që nuk paguajnë asnjë komsionin, pra 0% të komisionit deri në një prag vjetor të caktuar. Nëse e kalojnë pragun, atëherë do të fillojnë të paguajnë komision,” informoi kryeministri Edi Rama.

Megjithëse terminalet POS janë dyfishuar dhe pagesat me karta janë rritur me të paktën 7 herë në 4 vitet e fundit, sërish vendi ynë mbetet mbrapa shumë shteteve të tjera evropiane.

Lexo edhe : Forumi i Dhomës Amerikane të Tregtisë/ Në tetor nis aplikimi i SEPA-s, ja çfarë pritet të ndodhë me Open Banking!

Interesi në rritje, por sfidat kryesore mbesin vazhdojnë
MSME përbëjnë 99.9% të ndërmarrjeve aktive në Shqipëri dhe punësojnë mbi 80% të fuqisë punëtore. Megjithëse kanë një rol dominues në ekonomi, studimi i Mastercard ka treguar se vetëm 40% e tyre -ve aktualisht kanë një terminal POS, dhe ndër to, vetëm 22% identifikohen si “përdorues të shpeshtë” të transaksioneve me POS.
Studimi i Mastercard thekson një interes në rritje për pagesat digjitale midis tregtarëve shqiptarë. Shumë biznese e shohin POS-in si një mundësi për të zgjeruar praninë e tyre digjitale, por përballen me sfida të rëndësishme, përfshirë kostot në rritje të operimit, pasigurinë ekonomike, shqetësimet për sigurinë, infrastrukturën e dobët dhe varësinë e vazhdueshme nga pagesat me para në dorë. Një pengesë kryesore për adoptimin e POS është perceptimi midis mikro-bizneseve se këto sisteme ofrojnë përfitime të kufizuara në raport me kostot.
Teksa përdoruesit e POS-it janë kryesisht biznese të vogla dhe të mesme me model shitjeje direkte për konsumatorin, mos-përdoruesit janë kryesisht mikro-ndërmarrje që vazhdojnë të preferojnë pagesat me para në dorë. Vlen të theksohet se 51% e bizneseve që nuk përdorin POS-et po e konsiderojnë adoptimin e tyre në të ardhmen e afërt, kryesisht të nxitur nga dëshira për të ofruar më shumë opsione pagese, për të përmirësuar kënaqësinë e klientëve dhe për të rritur efikasitetin e biznesit. Interesi më i lartë vërehet te dyqanet ushqimore (64%), akomodimet (60%), dhe vendet e ngrënies (58%).


Pajisja me POS dhe rritja e biznesit
Ndër bizneset që tashmë përdorin POS, 83% e tyre veprojnë me një model të drejtpërdrejtë me konsumatorin (B2C) dhe raportojnë një perspektivë pozitive për rritjen e tyre në të ardhmen. Studimi tregon se 82% e përdoruesve të POS-eve presin zgjerim të biznesit, ndërsa 21% kanë vënë re një rritje mesatare të të ardhurave (15-25%) pas adoptimit të pagesave me kartë, ndërkohë që 43% kanë shënuar një rritje të lehtë (5-10%).

Barrierat për adoptimin e pagesave digjitale 
Studimi identifikon disa barriera kryesore për adoptimin më të gjerë të POS-eve, përfshirë pasigurinë, kufizimet financiare dhe skepticizmin mbi kërkesën e klientëve për pagesa me kartë. Tarifat e perceptuara si të larta për transaksione dhe mungesa e informacionit u përmendën nga 41% e bizneseve që nuk përdorin POS-et si arsyet kryesore për mos zbatimin e kësaj teknologjie. Për më tepër, shumë mikro-ndërmarrje dhe biznese B2B nuk janë të vetëdijshme për opsionet e POS-eve ose hasin vështirësi në integrimin e pagesave digjitale në operacionet e tyre ekzistuese.

Mundësimi i adoptimit të gjerë të POS-eve
Për të mbështetur digjitalizimin e pagesave, studimi përshkruan disa mundësi për të përshpejtuar adoptimin e POS-eve:
Rritja e Ndërgjegjësimit dhe Edukimit: Ofrimi i trajnimeve të fokusuara dhe fushatave informuese për mikro-ndërmarrjet dhe bizneset B2B mbi përfitimet e POS-eve, si rritja e të ardhurave dhe përmirësimi i eksperiencës së klientëve.
Lehtësimi i Barrierave Financiare: Ofrimi i modeleve konkurruese çmimesh, tarifave të qarta dhe përfitime financiare për bizneset e vogla.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë publike dhe asnjëherë sakrificat private që janë bërë për t’i arritur ato.”
— Vaibvah Shah
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0