Mashtrimi Nigerian, ose mashtrim i bukur i parapaguar i trashëgimisë - Business Magazine Albania

Mashtrimi Nigerian, ose mashtrim i bukur i parapaguar i trashëgimisë

Mashtrimi Nigerian

Shkruar nga Enald Dragoti

Gjithnjë mendojmë edhe veprojmë me parimin universal të ndërveprimit në jetë.

Kudo vërejmë shkatërrim, degradim si pasojë e një mashtrimi të thjeshtë dhe të bukur, por që pasohet me veprime të ndryshme. Për pasojë, edhe inxhinieria sociale ka si kryefjalë të fillesës së cdo veprimi fjalën mashtrim. Ndaj, tani do përshkruaj një mashtrim të bukur dhe interesant që, sipas një studimi, ka krijuar një dëm në rang botëror prej rreth 2 milionë $ në një vit.

Ky është mashtrimi Nigerian i parapaguar ose ndryshe mashtrimi 419

Mashtrimi në internet, i cili përfshin mashtrues të zakonshëm ose jo, duke kryer nje sulm personal mashtrimi ose në grup, duke pretenduar se është dikush në nevojë.

Mashtrimet nigeriane janë ndër të këqiat më të shpeshta të mashtrimit në internet, ku njerëzit ende diskutojnë për këtë rrezik, por prapë arrijnë të mashtrohen. Por pse? Sepse mashtruesit përdorin teknika të ndryshme komunikimi si dhe taktika të inxhinierisë sociale për t’i bërë situatat sa më të besueshme edhe më koncize për viktimën. Shumica e njerëzve, miqve, familjarëve që kanë një smartphone, ku kanë një email kanë gjasa që të kenë marrë të tilla mesazhesh të ccuditshme, herë-herë mashtruesit të shkruajnë edhe në Shqip, pavarsisht sa kuptimplotë mund të jetë ky email.

Ky lloj specifik i mashtrimit zakonisht quhet si mashtrimi nigerian për shkak të përhapjes së tij në vend, veçanërisht gjatë viteve 1990. Ekziston edhe një pjesë në Kodit Penal Nigerian, Seksioni 419 që e bën këtë lloj mashtrimi të paligjshëm. Sidoqoftë, ky mashtrim nuk është i kufizuar vetëm në Nigeri. Ai kryhet nga shumë organizata në shumë vende të ndryshme të botës.

Origjina e këtij mashtrimi thuhet se nisi në Nigeri gjatë fillimit të internetit (rreth 1970). Mashtrimi 419 fillon me një email, mesazh të drejtëpërdrejt, DM, tekst mesazh nga Nigeria, i cili pretendon se ka nevojë për ndihmë. Mashtruesi arrin të vendosë besimin, pastaj vendos faktorin mungesë, pas kësaj vazhdohet me kërkesa në para shuma të vogla dhe në fund zhvillohen kerkesa për shuma të mëdha parash nëse viktima i ndjek të gjitha stadet e këtij mashtrimi.

Lexo: Edhe Shqipëria në “ethet” e kriptovalutave, rreziku i pastrimit të parave

Mashtruesit më pas kërkojnë që të dërgohen para për të paguar disa nga kostot që lidhen me transferimin. Nëse paratë u dërgohen mashtruesve, ata ose do të zhduken menjëherë ose do të përpiqen të marrin më shumë para me pretendime për probleme të vazhdueshme me transferimin.

Mashtruesit preferojnë metoda transferimi që zakonisht nuk mbështesin rimbursime ose të bëjnë ato të vështirë për t’u indetifikuar. Zakonisht ata përdorin të njëtën strukturë mashtrimi në situata të ndryshme. Kanë një pasuri tepër të lartë të trashëguar nga një person që ka vdekur së fundi dhe për t’u shfrytëzuar kjo pasuri duhet një i tretë nga vendi i huaj ku të bëjë të mundur transferimin, duke ju dërguar foto me vendimet që e mbështesin ato që ai thotë. Deri këtu jemi në rregull.

Si i gjejnë viktimat ?

Nuk është e prerë se cila është grupmosha që synohet prej këtij lloj mashtrimi. Por, gjatë një studimi të këtij lloj mashtrimi thuhet se viktimat e këtij lloj mashtrimi janë zakonisht burra dhe gra mbi 18 vjeç. Por, kushdo që ka një smartphone dhe përdor një email ka gjasa të ketë një email të tillë. Kështu që është e paqartë nëse mashtruesit synojnë grupe specifike apo jo. Duke pasur parasysh lehtësinë me të cilën individët dhe grupet aktualisht mund të dërgojnë me email dhe të dërgojnë mesazhe në shumë njerëz në të njëjtën kohë, ka të ngjarë që mashtrimi 419 thjesht të fillojë me biseda me sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe më pas komunikojnë personalisht me ata që përgjigjen, duke përdorur taktika të ndryshme komunikimi si inxhinierinë sociale.

Adresat e emailit dhe numrat e telefonit shpesh mblidhen nga robotët që kërkojnë në Internet për informacione personale të kontaktit ose skanojnë të dhëna nga një shkelje e sistemit ose shkelje e sigurisë.

Raste nëe vendin tonë:

Personalisht, emailin e parë e kam marrë rreth moshës 15 vjec (2009-2010). Mashtruesi apo mashtruesit arritën të më bindin që t’u ofroja ndihmë. Më dërguan foto se kush ishin, më treguan ndodhinë apo “fatkeqësinë” që u ka rënë duke thënë se kishin një pasuri të ngrirë nga shteti, ishte kohë lufte dhe nuk mund t’i tërhiqnin paratë. Kaluam fazat e njohjes pas të cilës vinte faza e transfertës së parave. Kam shpëtuar nga ky mashtrim për faktit se në atë moshë prindërit nuk më jepnin shuma të mëdha parash, por nga ana tjetër edhe unë nuk kam qenë i shkathët të nxirrja para në forma të tjera, pavarësisht se sa shumë kërkoja e dëshiroja.

Kjo mungesë informacioni më ka bërë që për 5 vite këto lloje mesazhesh i vecoja si telebingo derisa kopjova mesazhin e plotë dhe bëra kërkim në Google, ku më dolën forma të ndryshme të këtij mashtrimi. Menjëherë kam ndryshuar pajisjet, emailet, kam rritur më shumë sigurinë, etj.

Rasti tjetër po këtu në Shqipëri pak javë më parë ishte kur një grua 45 vjecare ra pre e mashtrimit Nigerian. Mashtruesit arritën t’i merrnin 1800 euro. Ajo ua dërgoi paratë me MoneyGram.

Si mund të shmangësh pjesëmarrjen në këtë mashtrim?

Mënyra më e lehtë për të shmangur përfshirjen në një mashtrim është thjesht të mos u përgjigjeni postave elektronike ose mesazheve që merrni nga të huajt që kërkojnë ndihmë nga një vend tjetër, ashtu si edhe adresat që nuk i njeh. Edhe nëse mesazhet duken profesionale, është gjithmonë më mirë të supozoni se është një mashtrim, pasi mashtruesit 419 janë socializuar me rrjetin dhe gjatë bisedave me personat target (viktimat), arrijnë të njohin, kuptojnë dëshirat dhe nevojat e tyre. Ata japin informacione në dukje të vërteta, ku me anë të një kërkimi të thjesht viktima e konfirmon si të mirëqënë edhe beson tek mashtruesi. Nëse nuk e njihni kompaninë ose personin nga i cili është dërguar mesazhi, mos u përgjigjni.

Nëse një mik apo anëtar i familjes ju dërgon një mesazh në Facebook, Twitter ose në një aplikacion tjetër dhe ju kërkon para, gjithmonë duhet t’i telefononi për të verifikuar identitetin e tyre, pasi llogaria e tyre në rrjetet sociale mund të jetë hakuar dhe mund të flisni me një mashtrues.

Unë tashmë jam viktimë. Cfarë duhet të bëj?

Të biesh viktimë e një sulmi ose mashtrimi ndodh për disa arsye dhe të paktën njëherë në jetë. Mungesa e informacionit, dëshira për të ndihmuar, si dhe tundimi që mund të kesh gjithë ato para që mund të zotërosh në fund të procesit, të nxisin drejt gabimit. Mashtruesit dinë ta përdorin mirë inxhinierinë sociale.

Nëse zbuloni se keni qenë viktimë e një mashtrimi, gjëja e parë që duhet të bëni është të kontaktoni bankën tuaj dhe të përpiqeni të ktheni të gjitha fondet që keni dërguar mbrapsht. Nëse i keni dërguar para dikujt përmes PayPal, mund të merrni një rimbursim duke ndjekur hapat e saktë. Të gjitha pagesat e kriptovalutave janë fatkeqësisht të pakthyeshme për shkak të natyrës së teknologjisë blockchain prapa Bitcoin dhe monedhave të tjera kriptomonedhë.

Në varësi të informacionit që i keni dhënë mashtruesit, mund t’ju duhet të ndryshoni të gjithë emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet e lidhura dhe të anuloni kartën tuaj të kreditit, duke telefonuar institucionin tuaj financiar ose kompaninë e kartës së kreditit.

Ju mund të paraqisni raporte të ndara përmes faqes në internet në policinë e shtetit të degës së kibernetikës ose të bëni denoncim që jeni mashtruar në internet dhe policia që merret me mbledhjen e denoncimeve do ia kalojë seksionit të kibernetikës. Por, kjo nuk ju garanton marrjen e parave mbrapsh. Sigurohuni që të mbani shënime për të gjitha komunikimet tuaja me mashtruesin 419 në rast se ato janë të nevojshme për hetime të ardhshme ose veprime ligjore.

Si mund të shmang rënien në mashtrimin 419?

Për të zvogëluar rrezikun e mashtruesve nigerian apo edhe mashtrimet e tjera ne internet, të cilët mbledhin informacionin tuaj të kontaktit dhe mashtrimet, rekomandohet që të përpiqeni të mos përfshini numrin tuaj të telefonit dhe adresën e postës elektronike në email, DM dhe postimet e mediave sociale, përveç nëse është absolutisht e nevojshme. Ju gjithashtu duhet të siguroheni që të gjitha llogaritë tuaja kanë fjalëkalime të forta dhe krejtësisht të ndryshme dhe të mundësojnë vërtetimin me dy faktorë në të gjitha shërbimet që e mbështesin atë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0