Maserati Levante GTS është ëndrra italiane për të gjithë familjen

Maserati Levante GTS është ëndrra italiane për të gjithë familjen


Goodwood Festival of Speed, është me të vërtetë festivali i të gjithë të apasionuarve të 4 rrotakut. Si i tillë, është edhe vendi perfekt për të prezantuar makinat. Maserati prezantoi aty 2 versione të reja për modelin Levante. Levante GTS dhe Trofeo.

Kështu, klientët kanë mundësi të zgjedhin edhe modele të tjera përveç atyre me motor V6, të cilat minimalisht për mendimin tim, nuk ishin ajo çka ajo emblemë duhet të mbante.

Modeli Trofeo është maja e performancës për modelin në fjalë. Ai ka një motor 3.9 litër twin-turbo, i cili prodhon plot 590 kuaj fuqi.

Por, modeli GTS duket se është një model më i balancuar.

Është një histori që ndodh gjithmonë në fakt. Në vitet e tua të rinisë ti ke qënë një i apasionuar i shpejtësisë. Pa përgjegjësi të mëdha, ndonjë herë dhe i shfrenuar, ja ku erdhi momenti që ti martohesh, bëhesh me fëmijë, dhe nuk mundesh më të jesh rebeli i disa viteve më parë.

Maserati Levante GTS, është pikërish për të të ardhur në ndihmë.

Levante GTS ka një motor nga 3.8litër V8 twin-turbo nga Ferrari. I aftë të prodhojë 550HP dhe 730Nm torque, ai mundet ta përshpejtojë makinën nga 0 në 100km/h për 4 sekonda. Shpejtësia maksimale është 291km/h. Versioni Trofeo përshpejton nga ana tjetër 0-100km/h për 3.7 sekonda dhe ka një shpejtësi maksiamale prej rreth 300km/h.

Nga ana vizuale, Levante GTS vjen me një bodykit tjetër. Kjo e bën atë të ndryshëm nga Levante-t e zakonshme, dhe ashtu si vetë kompania e përshkruan, është “sportiv por jo i sofistikuar”.

Në brendësi, salloni është ashtu siç i ka hije një makine italiane me histori. Pronarët do të mund të shijojnë lëkurën premium, pedalet sportive, dhe fibrën e karbonit. Ndërkohë që një sistem audio me 14 speaker nga Harman Kardon do të jetë standarte.

Kompania gjithashtu thekson faktin se kanë ndryshuar levën e marshit. Kjo e fundit, u bë subjekt për një “recall” vitin që shkoi. Kambio në fjalë është ZF me 8 shpejtësi. Ajo është e përmirësuar dhe operon më mirë dhe më shpejt se sa ato të kaluarat.

“I ashpër dhe i mirë balancuar, shasia e Levante është modifikuar vetëm për këtë model në mënyrë që të përballojë fuqinë e Levante GTS. Ajo tashmë ofron një eksperiencë të ngjashme me atë të GranTurismo me motorin e ri V8.” – u shpreh kompania në një deklaratë për shtyp.

Çmimet respektive: Levante GTS fillon nga $119,980, kurse Trofeo $169,980.

Ndërsa Trofeo duket pak më “hardocore”, GTS, duket se është balanca perfekte midis të qenit i zakonshëm, dhe të qenit shumë i shpejtë.

https://www.youtube.com/watch?v=wGG1L8XR7IQ

Burimi: The Drive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0