Masa më të forta për përdoruesit nën 16 vjeç, TikTok ndryshon rregullat - Business Magazine Albania

Masa më të forta për përdoruesit nën 16 vjeç, TikTok ndryshon rregullat

Të gjitha llogaritë e përdoruesve të TikTok që janë nën moshën 16-vjecare do të bëhen automatikisht private që do të thotë se vetëm personat që ato vetë autorizojnë do të mund të shohin dhe shkarkojnë videot. Aplikacioni tha se ndryshimi ishte pjesë e përpjekjeve për ta bërë platformën më të sigurt për përdoruesit më të rinj.

Platforma po forcon gjithashtu kontrollet se kush mund të komentojë në videot e postuara nga përdoruesit e moshës midis 13 dhe 15 dhe tani do të ofrojë vetëm dy mundësi, ose miqtë ose asnjë.

LEXO: Si të nisësh biznesin tënd në TikTok

Aplikacioni për video është bërë gjithnjë e më popullor në vitet e fundit, veçanërisht në mesin e përdoruesve më të rinj të celularëve, por TikTok është vënë nën presion për të përmirësuar sigurinë e të rinjve. Elaine Fox, përgjegjëse e privatësisë në Europë për TikTok, tha se të drejtat e privatësisë dhe siguria në internet e komunitetit tonë është një përparësi kryesore për TikTok dhe “ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë privatësisë dhe sigurisë së përdoruesve tanë më të rinj, prandaj ne po i bëj këto ndryshime domethënëse.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0