Me hyrjen e ligjit te ri, ne janar te ketij viti, ka ndryshuar edhe formula e llogaritjes se perfitimit te lejelindjes. Sipas ketij ligji nuk jane ndryshuar kriteret e perfitimit te lejelindjes duke parashikuar si kusht perfitimi, detyrimin per te patur 12 muaj periudhe sigurimi per çdo rast leje lindje. Ndryshim pakesues ka pesuar baza mbi te cilen perllogaritet perfitimi. Kohezgjatja maksimale e lejes se lindjes ne Republiken e Shqiperise mbetet 365 dite dhe gjate kesaj periudhe gruaja me leje lindje merr perfitimet ne varesi te statusit te saj te punesimit. Ne llogaritjen e mases se perfitimit ndryshimet ligjore kane futur konceptin Page Neto si nje koncept kontabel, kundrejt konceptit dhe termit qe njeh e Drejta e Punes e qe eshte Paga. Paga apo ne terminologjine kontabel Paga Bruto, eshte shperblim i te punesuarit (punemarresit) per punen e kontraktuar.
Formula
Nga paga bruto zbritet 9.5 per qind e pages si pjesa e sigurimit shoqeror qe i perket punemarresit apo te punesuarit; zbritet 1.7 e pages si pjesa e sigurimeve shendetesore te paguara nga punemarresi i punesuari; gjithashtu zbritet tatimi mbi te ardhurat nga paga i cili ndryshon sipas vleres se pages. Ajo çka mbetet perben ate qe ne kontabilitet njihet si Paga Neto, dhe eshte pjesa e pages qe i punesuari merr neto. Nga nje analize e Open Data, rezulton se paga Neto eshte gjithnje me e ulet se Paga Bruto. Diferenca mes tyre, ne vartesi te pages eshte nga minus 11.2 per qind per pagat e patatueshme deri ne minus 34.2 per qind per pagat te tatohen ne masen njezet e tre per qind. Me poshte eshte perllogaritur se sa eshte vlera e pages neto per fasha page bruto nga 30 deri 150 mije leke, sikurse diferenca ne vlere mes tyre. Nga 1 Janar 2015 e ardhura per gruan e punesuar eshte per gjashte muajt e pare te leje lindjes: a) 80% e mesatares ditore te bazes se vleresuar neto te dymbedhjete muajve te fundit nga data e lindjes te se drejtes per pagese per periudhen e paralindjes dhe per 150 dite kalendarike pas lindjes. Koncepti Baze Neto i shtuar ne Ligj, ka sjelle efekte pakesuese ne perfitimin e leje lindjeve pas dates 1 janar 2015 kundrejt leje lindjeve te per fituara deri ne 31 dhjetor 2014. Konkretisht nje grua ka pagen e deklaruar tridhjete mije leke, nese do te merrte leje lindje para dates 31 dhjetor 2014 do te perfitonte ne gjashte muajt e pare pagesen per leje lindje mujore prej 24 000 leke; nese ajo merr leje lindje pas dates 1 janar 2015 perfitimi mujor ne gjashte muajt e pare te leje lindjes do te jete vetem 21 312 leke. Ndryshimet ligjore shenojne edhe disa risi ne favor te perfituesve, si per shembull: perjashtimi nga ky rregulli i detyrimit per te pasur 12 muaj sigurim per çdo barre lindje rasti kur barre lindjen e radhes ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes se femijes se meparshem.
Gjithashtu pas periudhes 63 dite pas lindjes te drejten per leje kujdesi nga femijes e ka edhe babai ose biresuesi i siguruar nese kete te drejte nuk e ushtron apo nuk ka kushte per ta perfituar nena. Perfitimet qe vijne nga leja i lindjes ne vendin tone paguhen teresisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore.
Gazeta Dita
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.