Marrëveshja e ëndrrave apo makthi financiar? Ja si ta zbulosh - Business Magazine Albania

Marrëveshja e ëndrrave apo makthi financiar? Ja si ta zbulosh

Në botën dinamike të sipërmarrjes, gjetja e një investitori është shpesh momenti i artë që mund të çojë një ide drejt suksesit ose drejt një gracke që shkatërron gjithçka. Në një treg ku çdo financim premton sukses, por mund të përfundojë në humbje të kontrollit, është jetike ta kuptoni nëse një investitor po ju ofron një marrëveshje të mirë?

Lexo gjithashtu: Kreativiteti njerëzor vs. AI, sekreti i vërtetë i inovacionit të suksesshëm

Mos u mashtroni nga shkëlqimi i parasë

Mund t’ju joshë një çek i majmë dhe premtimi për rritje të shpejtë, por ndaluni një çast. Çfarë po dorëzoni në këmbim të këtyre parave? A po humbisni kontrollin mbi biznesin që keni ngritur me mund? Ekspertja Nicole Toomey Davis, një sipërmarrëse me përvojë, thekson:

“Një ofertë e mirë lë mjaftueshëm aksione në duart e themeluesve dhe me sa më pak kufizime të mundshme.”

Angel investorët zakonisht kërkojnë 20-25% të aksioneve, ndërsa kapitalistët e sipërmarrjes shkojnë deri në 40%. Nëse ju mbeten vetëm thërrime, kujdes, mund të jeni duke e shitur të ardhmen e biznesit tuaj.

Lexo gjithashtu: Mos e injoro! Microsoft do fshijë fjalëkalimet, afati po afron!

Termat e marrëveshjes flasin më shumë se shuma që merrni

Një marrëveshje e mirë nuk është vetëm për përqindje aksionesh. Ajo përfshin kushte të ndershme për punonjësit, pagesë të arsyeshme për ju si themelues dhe, mbi të gjitha, transparencë.

Mos pranoni marrëveshje që përjashtojnë ekipin tuaj ligjor dhe financiar. Nëse një investitor përpiqet t’ju bindë të punoni vetëm me këshilltarët e tij “për të kursyer kohë dhe para”, mos ngurroni t’i mbyllni derën.

“Investitorët e ndershëm nuk ju detyrojnë të punoni me ekipin e tyre. Ata kërkojnë marrëveshje të shëndosha, të balancuara dhe një partneritet afatgjatë,” – thotë eksperti financiar Baron Christopher Hanson.

Red flags që nuk duhet t’i injoroni kurrë

  • Kërkesa për kthim investimi të tepërt: Nëse dikush kërkon 2-3 herë më shumë se çfarë investon, pa garantuar suksesin e përbashkët, po kërkon të përfitojë në kurriz tuaj.

  • Tarifa të larta ndërmjetësimi: “Investitorë” që sillen më shumë si brokerë, duke kërkuar komisione për të “hapur dyer” me rrjete të tjera, zakonisht janë ujqër të veshur me lëkurë deleje.

  • Investitorë grabitqarë: Ata që vendosin kushte kthimi të pamundura përmes afateve të rrepta apo interesave të ulëta që fshehin kurthe, nuk po ju ndihmojnë, ata duan të ju marrin gjithçka kur të dështoni.

  • Mashtrues të kamufluar si investitorë: Disa duan thjesht të nxjerrin informacione nga ju për t’ia servirur konkurrencës.

Si të mbroheni?

Nëse nuk keni një bord drejtues, krijoni një ekip këshillues me një avokat, bankier, kontabilist dhe agjent sigurimesh. Këta profesionistë janë filtri juaj ndaj çdo oferte të dyshimtë.

Investitorët nuk janë të gjithë njësoj, zgjidhni sipas profilit tuaj

  • Venture Capitalistët: Përshtaten më shumë për biznese që synojnë rritje të shpejtë dhe kanë ambicie të mëdha.

  • Angel Investorët: Individë me kapital personal që besojnë në vizionin tuaj.

  • Crowdfunding: Financim nga një komunitet që beson në idenë tuaj dhe kontribuon me shuma të vogla.

Një investitor nuk është thjesht një burim parash, ai është një bashkëudhëtar në rrugën tuaj drejt suksesit. Zgjidhni me mençuri, mos u joshni nga premtime boshe, dhe gjithmonë kontrolloni prapa skenës para se të firmosni. Sepse në fund, marrëveshja e duhur nuk është ajo që ju jep më shumë para, por ajo që ju lë të rriteni me integritet dhe liri.

business.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0