Nga Shpresa Rupar, trajnere e licencuar e Neuro-Linguistikës
Përse marrëdhëniet mes çiftit janë të rëndësishme? Përse në çift është i nevojshëm një komunikim konstruktiv?
Për të ndjerë që jetojmë. Për të ndjerë që fuqinë e dashurisë si çift. Për të zgjidhur problemet si dy persona madhorë dhe të përgjegjshëm. Lidhja mes çiftit është si një bimë. Rritet dhe zhvillohet duke e ushqyer. Në një lidhje kemi dy persona: unë & ti – ti & unë = NE. Por marrëdhënia është vetëm një.
Kjo marrëdhënie kalon disa faza zhvillimi: tërheqja fizike që sjell dashurinë romantike.
Pra, përsëri kemi një rezultat = DASHURIA.
E vërteta është një: NDJENJA…, besoj e keni provuar të gjithë atë ndjenjën e dashurisë në stomak. Pas disa fazave kur ajo ndjenjë nuk është me aq e fuqishme fillon lufta se kush mes të dyve do komandoj, kush do ketë fjalën e fundit. Në këto raste zakonisht është fajtor partneri/partnerja, pra drejtohen vetëm gishta. Pas kësaj faze fillojmë të kërkojnë rrugëdalje të ndryshme.
Shpesh, shumë shpesh ata harrojnë se kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët: atë fëmijën që mbyll veshët!
Çfarë ndodh me fëmijën që mbyll veshët?
Ai fajëson veten:
”Unë nuk u solla mirë dhe ata zihen.” “Unë nuk di si ti bashkoj.” “Po të isha unë ndryshe, ndoshta ata nuk do ziheshin.” “Po të mos isha unë djalë/vajzë e keqe, mami nuk do ngrinte zërin.”, etj.
Po ku zhduket dashuria mes çiftit? Çfarë ndodh?
Qysh në fillim në këtë dashuri, ka 2 protagonistë ku secili vjen me dramat e jetës së tij të luajtura në skenë apo prapa skene.
Secili prej tyre vjen ndoshta me një traumë apo me nevoja emocionale të paplotësuara. Secili vjen me historinë dhe plagën e tij.
Nëse doni që të keni një marrëdhënie të shëndetshme me partnerin/-en e jetës, nëse doni që këto plagë të mos i kaloni tek fëmijët tuaj, nëse doni që ai fëmijë të dojë, të vlerësoj si dhe të respektoj veten, atëhere hidhni një hap drejt diçkaje ndryshe, merrni një vendim ndryshe, sepse çudia më e madhe e njerëzve është kur pa ndryshuar asgjë, presin rezultate ndryshe.
Nëse doni që fëmija juaj të mos ecë në të njëjtën rrugë si ju, nëse doni që edhe ai pas 20 apo 30 vjetësh të mos ndodhet në të njëjtën situatë, bëni diçka TANI & KETU.
KETU & TANI ju merrni një vendim për ndryshim.
Investoni 60 minuta në javë nga koha juaj e çmuar për të pasur qasje ndryshe me veten, me partnerin, me fëmijët, me të afërmit apo me kolegët tuaj. Edhe për ju nuk është asnjëherë vonë që të keni një të kaluar të lumtur. Fëmija ka nevojë për shumë dhurata, por dhuratën më të bukur që ju mund t’iu bëni atyre është duke u bërë shembull.
Si dhe çfarë konkretisht?
TANI & KETU, bëhuni pjesë trajnimit 12-mujor!
Edhe dy ditë ju ndajnë nga oferta speciale:
VETEM 29 EUR/MUAJ!!!
A nuk do ishte fatkeqësi që për një investim 60 minuta në javë, – ndoshta kjo do të thotë 60 minuta më pak kohë e harxhuar me njerëz negativë, ju të mos mësoni gjithë elementet njohuritë, teknikat, metodologjinë e më të mirëve për veten dhe për fëmijët tuaj?
Pse ja vlen të investoni 60 minuta në javë?
Sepse fëmijët tuaj e meritojnë të jenë të lumtur gjithmonë! Sepse ju e meritoni të jetoni çdo moment! Për investimin 0,79 EUR/ditë, keni kohë vetëm 2 ditë! Pas këtyre ditëve, regjistrimet me këtë çmim mbyllen.
Rreth këtij programi më bëjnë shumë pyetje. Për përgjigjet KLIKONI KETU!
TANI & KETU është koha për regjistrim.
Nëse jo tani atëhere kur?!?!
Po e mbyll po me shprehjen e bukur të cilën mendoj se është mirë që të mos e harrojmë asnjëherë: “Ne gjithmonë korrim atë çfarë mbjellim.”, edhe nga fëmijët marrim të njëjtën gjë.
Mirë se të vini!
Shpresa
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.