Mark Zuckerberg, Elon Musk, Warren Buffett, të gjithë nisën nga këtu… - Business Magazine Albania

Mark Zuckerberg, Elon Musk, Warren Buffett, të gjithë nisën nga këtu…

Mark Zuckerberg, Elon Musk, Warren Buffett, të gjithë nisën nga këtu…

Prej dekadash, universiteti është konsideruar si një rrugë e sigurt drejt suksesit. Megjithatë, me rritjen e kostove të arsimit dhe mungesën e vendeve të punës të mirëpaguara në sektorin “white-collar”, shumë profesionistë të rinj po orientohen drejt zanateve si marangoz, hidraulikë apo saldimi,  fusha që ofrojnë të ardhura gjashtëshifrore pa barrën e borxhit studentor. E megjithatë, disa diploma mbeten ende “të arta”.

Një raport i ri i publikuar nga platforma Class Central e shpall Universitetin e Harvardit si vendin më të fuqishëm për krijimin e miliarderëve. Me 144 miliarderë të diplomuar apo pjesë e këtij institucioni, Harvard renditet i pari në botë. Pasuria mesatare e miliarderëve të lidhur me Harvardin arrin në 9.65 miliardë dollarë, me Mark Zuckerberg në krye, i cili sot zotëron një pasuri prej rreth 236 miliardë dollarësh. Themeluesi i Meta u largua nga universiteti në vitin e dytë për t’u fokusuar tek Facebook, por idetë dhe bashkëthemeluesit që gjeti në Harvard u bënë themeli i perandorisë së tij. Studimi sjell në vëmendje edhe koston e lartë të këtij universiteti elitar, ku tarifa vjetore arrin deri në 82,000 dollarë. Kjo do të thotë rreth 328,000 dollarë për një diplomë katërvjeçare pa ndihmë financiare. Por edhe ata që nuk arrijnë në miliarda, përfitojnë: një dekadë pas diplomimit, paga mesatare e një të diplomuari në Harvard është 95,114 dollarë, krahasuar me mesataren kombëtare prej 56,000 dollarësh për punonjësit me mbi 10 vite eksperiencë. Megjithatë, miliarderët nuk lindin vetëm në Ivy League. Në listën e 10 universiteteve me më shumë miliarderë renditen edhe universitete shtetërore si University of California apo University of Southern California, ku George Lucas zbuloi pasionin e tij për filmin. “Ky studim tregon lidhjen e ngushtë mes institucioneve prestigjioze të arsimit dhe krijimit të pasurisë,” – thekson Dhawal Shah, themelues dhe CEO i Class Central.

Lexo edhe:21 vite më vonë, praktikanti i Target ulet në karrigen e CEO-s!

Universitetet elitare ofrojnë jo vetëm profesorë të spikatur, por edhe një rrjet të fuqishëm studentësh dhe sipërmarrësish me të njëjtën mendësi. Kjo kombinon mentorim, burime dhe akses në informacion e linke ekskluzive, elementë që shtojnë mundësinë për sukses ekstrem. Shembujt janë të shumtë: Sergey Brin dhe Larry Page u takuan në Stanford University dhe më pas themeluan Google. Në University of Pennsylvania, Elon Musk, Peter Thiel dhe Max Levchin formuan kompaninë PayPal.

Universitetet amerikane që kanë prodhuar më shumë miliarderë

  • Harvard University – 144 miliarderë
    Pasuri mesatare: 9.65 miliardë $
    Figura të njohura: Mark Zuckerberg (Meta), Cameron & Tyler Winklevoss (investitorë në Bitcoin), Lloyd Blankfein (ish-CEO i Goldman Sachs).

  • Stanford University – 94 miliarderë
    Pasuri mesatare: 11.76 miliardë $
    Figura të njohura: Larry Page (Google), Vlad Tenev (Robinhood), Jerry Yang (Yahoo).

  • University of Pennsylvania – 56 miliarderë
    Pasuri mesatare: 12.36 miliardë $
    Figura të njohura: Elon Musk (Tesla), Laurene Powell Jobs, Donald Trump.

  • University of California – 51 miliarderë
    Pasuri mesatare: 8.06 miliardë $
    Figura të njohura: Masayoshi Son (SoftBank), Gordon Moore (Intel), Tony Xu (DoorDash).

  • Columbia University – 41 miliarderë
    Pasuri mesatare: 11.35 miliardë $
    Figura të njohura: Warren Buffett, Robert Kraft, Jim Scapa.

  • Massachusetts Institute of Technology (MIT) – 38 miliarderë
    Pasuri mesatare: 7.29 miliardë $
    Figura të njohura: Charles Koch, Drew Houston (Dropbox), Sam Bankman-Fried (FTX).

  • Yale University – 25 miliarderë
    Pasuri mesatare: 8.11 miliardë $
    Figura të njohura: Stephen Schwarzman (Blackstone), Joe Tsai (Brooklyn Nets).

  • Cornell University – 24 miliarderë
    Pasuri mesatare: 4.64 miliardë $
    Figura të njohura: David Duffield, Sandy Weill, Chuck Feeney.

  • University of Southern California – 23 miliarderë
    Pasuri mesatare: 6.46 miliardë $
    Figura të njohura: George Lucas (Star Wars), Marc Benioff (Salesforce).

  • New York University (NYU) – 22 miliarderë
    Pasuri mesatare: 7.12 miliardë $
    Figura të njohura: Thomas Peterffy (Interactive Brokers), Leonard Stern, Israel Englander.

fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0