Mark Zuckerberg bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë! - Business Magazine Albania

Mark Zuckerberg bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë!

Mark Zuckerberg bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë!
Mark Zuckerberg, CEO i Meta-s, ka një titull të ri: personi i dytë më i pasur në botë. Themeluesi i Facebook-ut ka kaluar zyrtarisht themeluesin e Amazon-it, Jeff Bezos, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Pasuria neto e biznesmenit arriti në një shifër marramendëse prej 206.2 miliardë dollarësh, duke e bërë atë më të pasur se Bezos me më shumë se 1 miliard dollarë. Të dy mbeten prapa Elon Musk me rreth 50 miliardë dollarë, sipas këtij Indeksi.

Lexo edhe :Kineton Albania – Startupi që po ndërton të ardhmen e industrisë automotive në Shqipëri!

Këtë vit ka qenë një vit i rritjes drastike për Meta-n, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Meqenëse aksionet e Meta Platforms Inc. janë rritur këtë vit, veçanërisht në tremujorin e dytë, kur u rritën me 23%, pasuria e CEO-së është rritur gjithashtu. Të enjten, aksionet u mbyllën në një nivel të lartë historik prej 582.77 dollarësh, që do të thotë se Zuckerberg, i cili ka 13% të aksioneve të kompanisë, pa një rritje të madhe në pasurinë e tij neto.

Vetëm këtë vit, pasuria neto e CEO-së është rritur me 78 miliardë dollarë. Kjo e ka çuar atë jo vetëm një, por katër vende më lart në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg.

FC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0