Ministri i Energjitikes, Damian Gjiknuri, ne nje deklarate per mediat, njoftoi se ne mbremjen e 23 qershorit, “qeveria shqiptare dhe CEZ-i arriten nje marreveshje per zgjidhjen me mirekuptim te konfliktiti mes tyre.
Zoti Gjiknuri beri te ditur se “marreveshja miqesore” mbi zgjidhjen e kontrates parashikon “transferim te menjehershem te aksioneve ne favor te shtetit shqiptar” dhe se pala çeke heq dore nga kerkimi i 203 milione eurove demshperblim.
Ministri shtoi gjithashtu se “shoqeria e re qe merr aksionet nga pala çeke merr persiper t’i paguaje 87.1 milione euro CEZ-it, qe perfaqesojne kredite e marra dhe shumat e faturuara nga CEZ-i.
Kjo marreveshje parashikon terheqjen e CEZ-it nga procesi i arbitrazhit qe sipas ministrit Gjiknuri do te kerkonte 4-6 vite kohe dhe kostot do te ishin te medha.
“Jam i bindur se kjo marreveshje permireson edhe imazhin e vendit tone”, deklaroi ministri i Energjitikes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto