Maqedonia e Veriut me masa të reja për kursimin e energjisë elektrike - Business Magazine Albania

Maqedonia e Veriut me masa të reja për kursimin e energjisë elektrike

Qeveria e Maqedonisë së veriut  miratoi të martën masa për kursimin e energjisë elektrike. Kështu, për kompanitë do të ketë rekomandime ndërsa për institucionet shtetërore do të ketë detyrime specifike që duhet të respektohen, në të kundërt do të ketë masa ndëshkuese.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se masat do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori i këtij viti dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2023.

“Masat ndahen në disa kategori, varësisht nëse janë për familje, kompani apo objekte, institucione dhe ndërmarrje shtetërore. Objektivi është ulja e konsumit me 15 përqind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Nëse ky synim nuk arrihet, sipas kodit të etikës dhe të gjitha dekreteve, do të pasojnë sanksione të caktuara për të gjithë drejtuesit e institucioneve” – u shpreh Bekteshi.

Lexo edhe: Fillon “errësira” në Berlin. Masa drastike për kursimin e energjisë

Masat përfshijnë fikjen e dritave dekorative në fasadat e ndërtesave publike dhe monumenteve kulturore, fikja e dritave kur ka dritë të mjaftueshme, ndërsa kondicionerët duhet të vendosen jo më poshtë se 27 gradë në verë , dhe në dimër jo më shumë se 20 gradë.

Po ashtu punonjësit duhet të jenë të kujdesshëm që të  fikin gjithmonë kompjuterat pas punës, të ndërrohen rregullisht filtrat e aparateve për ngrohje dhe kondicionerëve, printimi vetëm i materialeve të nevojshme dhe zëvendësimi i dritareve me dritare për energji efikase./ TV21

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0