Maple Bear CEE partnere me Vantage Capital në një program investimi 100 milion euro për zgjerimin e rrjetit të tij të shkollave në Evropën Qendrore dhe Lindore - Business Magazine Albania

Maple Bear CEE partnere me Vantage Capital në një program investimi 100 milion euro për zgjerimin e rrjetit të tij të shkollave në Evropën Qendrore dhe Lindore

Maple Bear CEE

Katër vjet pas hyrjes në Evropën Qendrore dhe Lindore, Maple Bear, franshiza më e madhe dhe me rritjen më të shpejtë të shkollave dygjuhëshe K-12 në botë, po bashkëpunon me Vantage Capital në një program investimi prej 100 milionë eurosh për rajonin.

Programi i investimeve Vantage në Maple Bear në Evropën Qendrore dhe Lindore ka katër komponentë:

  • Një investim kapital në zyrën qendrore rajonale për të financuar rekrutimin e deri 70-të anëtarëve më shumë në staf, të cilët do të forcojnë cilësinë e mbështetjes arsimore të ofruar për pronarët, mësuesit dhe fëmijët e shkollës Maple Bear, dhe do të ndihmojnë në përshpejtimin e zgjerimit të rrjetit të shkollës në të gjithë rajonin.
  • Kapitalizimi i Maple Bear Polska i cili planifikon, me ndihmën e aksionerëve të saj lokalë polakë, të hapë më shumë se 40 shkolla.
  • Kapitalizimi i Maple Bear në Republikën Çeke, i cili do të synojë më shumë se 20 shkolla.
  • Një program financimi i pasurive të paluajtshme për t’u mundësuar pronarëve të shkollave Maple Bear të ndërtojnë shkolla të mëdha K12 në vendet kryesore.

Në Shqipëri partneriteti me Vantage do të përshpejtojë hapjen e shkollave dhe kopshteve Maple Bear në vend, duke tërhequr investitorë seriozë në rrjetin e shkollave të Maple Bear.

“Ka një kërkesë në rritje në rajon për arsimin dygjuhësh, të cilin shkollat ​​tona janë ideale për ta përmbushur. Koncepti ynë i franshizës dëshmohet me lançime të suksesshme në Bullgari, Rumani, Serbi, Ukrainë dhe së shpejti në Shqipëri. Tani, partneriteti ynë me Vantage Capital na jep fuqinë financiare për të arritur objektivat tona ambicioze të rritjes: të ndërtojmë një rrjet shkollash me mbi 200 shkolla në rajon.” thotë Yann Bidan, Menaxher i Përgjithshëm për Maple Bear CEE.

Maple Bear është një markë premium dhe ofron metodologji dhe strategji të plota të mësimdhënies dygjuhëshe kanadeze, duke përdorur kurrikulat kanadeze dhe lokale në përputhje të plotë me rregulloret lokale të arsimit. Aktualisht ka më shumë se 570 franshiza të Maple Bear për nivelin parashkollor, fillor dhe shkollën e mesme në më shumë se 30 vende.

“Maple Bear ofron më të mirën e arsimit kanadez për një të ardhme globale dhe është lider botëror në ofrimin e arsimit dygjuhësh. Ai rrënjos aftësitë e të menduarit kritik tek studentët që do të sigurojë suksesin e tyre në një botë që ndryshon me shpejtësi,” thotë themeluesi dhe kryetari i Maple Bear Global Schools, Rodney Briggs. “Ne ofrojmë mbështetje të pashembullt për shkollat ​​tona përmes një kurrikule të patentuar, të zhvilluar nga edukatorë kanadezë dhe vendas dhe përmes mbështetjes së ofruar nga pothuajse 300 fakultete kanadeze që trajnojnë dhe mbështesin mësuesit tanë të Maple Bear anembanë globit.”

“Bashkëpunimi dhe puna në ekip janë gurët e themelit të filozofisë Maple Bear. Synimi ynë është të kemi partneritete frytdhënëse”, pohon Arno Krug, CEO i Maple Bear Global Schools – “dhe ne jemi të kënaqur që krijojmë këtë partneritet të ri me Vantage Capital që ndan të njëjtën filozofi me tonën. Ne presim me padurim zgjerimin e shpejtë të Maple Bear në Evropën Qendrore dhe Lindore për t’u ofruar familjeve mundësinë për të shijuar një arsim të klasit botëror me një çmim të arsyeshëm.”

Në Evropën Qendrore dhe Lindore, Maple Bear ka aktualisht 10 shkolla, funksionale ose në implementim në Rumani, Bullgari, Serbi, Shqipëri dhe Ukrainë dhe po planifikon 200 shkolla të reja në 22 vende gjatë dekadës së ardhshme, falë partneritetit të saj me Vantage Capital.

“Ne vendosëm dy vjet më parë të fokusohemi në mundësitë që ofron sektori i arsimit me divizionin tonë të ri të quajtur ‘Vantage Best in Class’. Jemi të kënaqur që planet tona kanë rezultuar po aq të suksesshme sa pritshmëritë e njerëzve për emrin tonë. Partneriteti me Maple Bear është me të vërtetë “Më i miri në klasë” dhe së bashku ne padyshim do të bëhemi udhëheqësit në arsimin dygjuhësh premium në një rajon me mbi 250 milionë banorë”, tha Luc Albinski, Kryetari Ekzekutiv i Vantage Capital.

Rreth Vantage Capital

Vantage Capital është një menaxher alternativ pasurish me seli në Johannesburg, Afrika e Jugut, me mbi 1.2 miliardë dollarë asete nën menaxhim. Ka një staf prej njëzet e pesë personash me bazë në Johannesburg, Cape Town, Kairo, Dubai, Paris dhe Sofje. Vantage Best in Class, divizioni më i ri brenda Vantage, i financuar nga familjet dhe sipërmarrësit evropianë, kërkon të investojë në kompanitë e Arsimit dhe EdTech në Evropë. Vantage është bashkuar me Melvyn Lubega, bashkëthemeluesin e Go1, një prej bibliotekave më të mëdha të kuruara të eLearning në botë dhe një ‘education unicorn’ që së fundmi mblodhi 100 milionë dollarë nga Softbank, Salesforce dhe Microsoft mes investitorëve të tjerë, me një vlerësim mbi 2 miliardë dollarë, për të investuar në Maple Bear Polska. Dy divizionet e tjera janë Vantage Mezzanine i cili ka ofruar zgjidhje të borxhit të ndërmjetëm dhe financimit të kapitalit për tridhjetë e tre kompani në njëmbëdhjetë vende dhe Vantage GreenX që ka financuar 14 projekte të energjisë diellore dhe të erës me një kapacitet të kombinuar prej mbi 1,000 MW dhe për një vlerë prej rreth 800 milionë dollarë.

Rreth Maple Global Schools & Maple Bear CEE

Maple Bear Global Schools u themelua në vitin 2003 në North Vancouver, Kanada. Sot, rrjeti Maple Bear përfshin më shumë se 570 shkolla në më shumë se 30 vende. Maple Bear Global Schools është një lider botëror në arsimin dygjuhësh, duke ofruar kujdes të cilësisë së lartë në nivelin e çerdheve, arsimit parashkollor, kopshtin e fëmijëve, arsimin fillor dhe të mesëm, bazuar në praktikat që e vendosin arsimin kanadez ndër më të mirët në planet. Maple Bear është krenar që sjell më të mirën e arsimit kanadez për një të ardhme globale për 48,000 studentë në mbarë botën.

Maple Bear Evropa Qendrore dhe Lindore është zyra rajonale e Maple Bear Global Schools, përgjegjëse për 22 vende në rajon me synimin për të implementuar dhe mbështetur në vitet e ardhshme një rrjet prej 200 shkollash Maple Bear.

Për më shumë informacion vizitoni:  http://www.maplebear.ca  https://www.maplebear-cee.com

Të interesuarit për të patur në zotërim një shkollë Maple Bear: https://www.maplebear-cee.com/own-a-school/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0