MakTirana Hotel në vend të Sheraton. Grupi ‘’Mak Albania'' hap hotelin me 5 yje

MakTirana Hotel në vend të Sheraton. Grupi ‘’Mak Albania” hap hotelin me 5 yje


Ishte njoftuar që ambienti i hotel Sheraton do t’u kalonte pronarëve të godinës, pra kompanisë Mak Albania. Por, kjo e fundit ka vendosur të mos e ndryshojë destinacionin e ambientit duke marrë përsipër të menaxhojë vetë ambientet e hotelit, po në të njëjtin format shërbimi, e me të njëjtin standard.

Në një website të posaçëm, Mak Albania ka prezantuar Mak Tirana Hotel, po me 5 yje. Siç vërehet edhe nga fotot, ka një ndryshim në arredimin e ambienteve dhe sallave të mëparshme.

Duke theksuar pozicionin e favorshëm, në Tiranë dhe largësinë vetëm 20 minuta nga aeroporti, menaxhimi i ri, ka lançuar edhe çmime ofertë për muajin janar, muaji i parë i punës për Mak Tirana Hotel.

Në përgjigje të mediave shqiptare, grupi Ndërkombëtarë i hotelerisë, pjesë e të cilit prej pak vitesh është edhe grupi ndërkombëtar Sheraton, pati theksuar se për arsyet e largimit, duhet të pyetet menaxhimi i grupit Mak Albania. Nga kjo e fundit nuk ka pasur qëndrime, ndërsa të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit, flasin për humbje të mëdha financiare që Mak Albania ka pasur ndër vite.

Lexoni: Mak Albania prej vitesh në shitje. Ikën hotel Sheraton

Pas krizës financiare ndërkombëtare, tregu i turizmit ka pasur zhvillime të dukshme si në nivel ndërkombëtar, edhe atë lokal. Vetë rrjeti i njohur “Sheraton” u ble para një viti nga grupi po i njohur i hotelerisë botërore “Marriott”.

Ndërkohë, dy vitet e fundit, në tregun vendas, është shtuar ndjeshëm konkurenca e hoteleve me standarde të larta. Hapja e hotel “Plazza” shtoi kapacitetet e shërbimit të niveleve të larta në Tiranë, ndërkohë edhe në segmentin me 4 yje ka shtim konkurence. Hotel “Rogner” pothuajse ka dyfishuar kapacitetin e tij pritës dhe hotel “Tirana” pritet të zgjerohet në vitet në vijim me një godinë tjetër të madhe bashkëngjitur saj, për të cilën sipërmarrësi ka marrë tashmë lejen e ndërtimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0