Makina fluturuese kaloi me sukses testin e parë në Japoni

Makina fluturuese kaloi me sukses testin e parë në Japoni

Makina fluturuese

Një makinë fluturuese, e prodhuar nga një kompani japoneze, ka kaluar me sukses testin e parë. Më 25 gusht, Sky Drive Inc. zhvilloi provën e parë në bazën e saj në Japoni ku makina e quajtur SD-03, bashkë me një pilot u ngrit në ajër dhe fluturoi rreth fushës për katër minuta. Kjo është prova e parë publike për një makinë fluturuese në historinë japoneze.

“”Ne jemi jashtëzakonisht të ngazëllyer që arritëm të realizonim fluturimin e parë të një makine japoneze së bashku me pilotin,  brenda dy viteve të themelimit të Sky Drive.  Ne duam që të krijojmë një shoqëri ku makinat fluturuese të jenë një mënyrë transporti normale dhe njerëzit të jenë në gjendje t’i përdorin në mënyrë të sigurt dhe të rehatshme”, tha CEO i kompanisë, Tomohiro Fukuzawa.

SD-03 është makina më e vogël elektrike që ngjitet në ajër vertikalisht, duke zënë hapësirën e dy makinave të parkuara, sipas kompanisë.  Ajo ka 8 motorë, për të siguruar fluturimin edhe në situatat më emergjente.

Kompania shpreson që makina të jetë pjesë e jetës së përditshme dhe jo një objekt luksi, por ende nuk ka dalë me një çmim për të. Testime të tjera do të pasojnë në muajt në vijim për t’u siguruar që teknologjia përputhet me standardet e rrugës dhe ajrit. Viti 2023 është vendosur si objektiv për ta nxjerrë në shitje.

CNN 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0