Madridi shpallet kryeqyteti i kulinarisë së Europës për vitin 2025 - Business Magazine Albania

Madridi shpallet kryeqyteti i kulinarisë së Europës për vitin 2025

Madridi shpallet kryeqyteti i kulinarisë së Europës për vitin 2025

Kryeqyteti spanjoll mund Porton, Parisin dhe Napolin sipas ekspertëve të ushqimit dhe mijëra vendasve të anketuar nga Time Out. Kroketa, tortilla spanjolle, Bocadillo de Calamares – çfarë kanë të përbashkët këto pjata? Si fillim, të gjithë janë të shijshme, por më e rëndësishmja, të gjitha vijnë nga Madridi, i cili sapo është kurorëzuar si qyteti më i mirë për ushqim në Europë nga plaftorma globale e udhëtimit dhe turizmit Time Out.

Bocadillo de Calamares

Kryeqyteti spanjoll mposhti titanët e tjerë në Europë, duke fituar një vlerësim mbresëlënës prej 90 % nga mijëra vendasit që u anketuam, të cilët e përshkruan skenën kulinare të tij si ‘të ndryshme’ dhe ‘eksperimentale’. Në rang botëror, Madridi renditet në vendin e pestë.

Ushqim nga El Invernadero

“Ne kemi restorantin më të mirë në botë me bazë bimore sipas Green Guide (El Invernadero), një vend me yje Michelin kushtuar të brendshmeve (La Tasquería) dhe të vetmin restorant të shijshëm brenda një tablao historike flamenco (Corral de la Morería),” thotë Gorka Elorrieta, redaktor i Time Out Madrid “Kuzhinierët e rinj po fitojnë famë në OSA, Chispa, Lur dhe Tonton, ndërsa lagjja Trafalgar po shpërthen me hapje të reja restorantesh emocionuese.”

Tacos nga La Tasqueria

Destinacione të tjera europiane në listë përfshijnë Parisin (në vendin e nëntë), Porton (në vendin e shtatëmbëdhjetë) dhe Napolin (në vendin e dhjetë).

Qytetet më të mira në botë për ushqimin që ofrojnë janë:

1. New Orleans
2. Bangkok
3. Medellín
4. Cape Town
5. Madrid
6. Mexico City
7. Lagos
8. Shanghai
9. Paris
10. Xhakartë
11. Marrakech
12. Lima
13. Riad
14. Mumbai
15. Ebu Dhabi
16. Kajro
17. Porto
18. Montreal
19. Napoli
20. San José

Time Out

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0