"Madhështia e Marrëzisë”,vepra e shkruar para 30 vitesh rikthehet në Korçë. - Business Magazine Albania

“Madhështia e Marrëzisë”,vepra e shkruar para 30 vitesh rikthehet në Korçë.

Vepra e shkruar nga Vangjel Kozma dhe Jani Duri përpara 30 vitesh u rikthye në skenën e teatrit të Korçës. Një shfaqje ndryshe nga herët e tjera, e cila fliste për Don Kishotin, Sanço Pançon të sjellë në një formë tradicionale shqiptare, e ndërlidhur edhe me humorin e brishtë. Aktorët tregojnë emocionet që përjetuan në skenë. “Personazhi ishte shumë i bukur e është relativisht i vështirë sepse brenda kishte komiken e tragjiken që duhet të vijnë të dyja të ndërthura bashkë, ku sidomos në komedi ku duhet të nxjerrësh dramën me finesë. Korçarët e pritën mirë”, thotë Ermir Hoxhaj. Për regjisoren Ajlin Petrela shfaqja ishte aktuale ndaj u pëlqye nga publiku korçar. “Une mendoj që në çdo aktualitet dhe në çdo moment të jetës tonë kemi një Sanco Panco e Don Kishot, një Azilant, një emisar, do jenë në çdo aktualitet. Nuk ishte e vështirë, por të dy autorët e veprës ishin aktuale dhe jam konsultuar me ta për çdo hollësi”, theksoi Petrela. Te dy autorët e veprës e ndoqën nga afër shfaqjen në teatrin e Korçës. “U ndjemë shumë mirë se shfaqja po riviher në skenë pas 29 vitesh. Herën e parë e vendosi Agim Qirjaqi me Roland Trebicken”, tha Kozma. Madhështia e Marrëzisë do të jepet për 5 netë me radhë për publikun artdashës korçar.

Si ka nisur karriera juaj në Regjisurë?
Asgjë nuk nis menjëherë dhe çdo gjë merr kohën e duhur deri në momentin që kupton atë që do. Unë kam studiuar 8 vite “Lice Artistik” për Flaut. E kisha vendosur që në gjimnaz që nuk doja të isha në skenë, po pas. “Ta drejtoja unë skenën”. Kështu ndodhi , gjatë të gjithë vitëve të mija të karrierës unë shumë e lumtur qëndrova pas një kamere e cila filmonte idetë e mija. Puna është gjysma e jetës dhe unë jam e dedikuar qysh në vitet e para më një nivel profesional ku edhe synoja gjithmonë për të arritur shkallë të tjera në ngritje.
Është një profesion që sa më shumë të tentosh aq më shumë do arrish. E vetmja gjë për të cilën ke nevojë në këtë profesion është durimi dhe besimi.

Shkojmë pak në fëmijërinë tuaj, si ka qenë ajo?
Unë kam pasur një super fëmijëri të bukur.
Jam ndier njëherazi edhe fëmijë i përkëdhelur edhe me përgjegjësi .
Duke qenë fëmija i vogël ka dhe favore. Ka qënë një fëmijëri e mbushur me aktivitete artistike. Kam qenë e angazhuar në shumë aktivitete artistike për fëmijë, që nga pallati i pionerit dhe deri te liceu. Për mua fëmijëria ka pasur shumë ngjyra të cilat pikturuan atë që unë jam sot .

A je një produkt i ëndrrave të tua ?
 Jam më shumë se ajo që kisha menduar. E kam tejkaluar vijën e ëndrrave dhe dëshirave. Që nga njohja me Erin dhe vazhdimësia jonë me dy “lulet”. Sigurisht dhe rikthimi im në profesion. Njeriu kur fillon të përmbushet në përgjithësi me jetën dhe gjërat që bën ndihet i përmbushur për ëndrrat që ka pasur. E mira nuk ka fund siç edhe ëndrrat nuk kanë fund. Por, unë deri tani mendoj dhe besoj fort që e kam jetuar jetën time si një ëndërr.

 

Si kanë qenë këto vite të vështira për ty sfiduese?
 Nga ana profesionale kanë qënë bosh. Kam eksploruar një tjetër dimension timin. Për 6 vite punova në Bashkinë e Tiranës. Sigurisht në një drejtori aktivitetesh. Por jo në profesion. Sfida më e madhe e këtyre viteve ka qënë rritje e vajzave të mija.

A ndihesh e përmbushur?
Jam plot. Me suksese të mijat dhe të Erit partnerit tim .Them plot se ka akoma, pres sukseset e para të vajzave të mija, që të plotësohet përmbushja ime.

A është ky një moment në karrierën tuaj që shënon kthesë ?
 Poo. Ky është momenti. Dhe ky është ai momenti që nuk lëshohet, po zhvillohet. Unë pres nga vetja tani që të ndërtoj diçka për të cilën kam punuar për të ardhur deri këtu. Përmenda pak m ë sipër që për vite me rrradhë nuk arrita t’i dedikohem profesionit tim ndaj dhe ndoshta u pendova pak. Por çdo gjë vjen në kohën dhe momentin e duhur dhe tani është vërtet kthesa më e madhe e jetës sime.

Cila është shfaqja qq ke vendosur të sjellësh për artdashësit?
  Madhështia e Marrëzisë, një vepër e shkruar nga Vangjel Kozma dhe Jani Duri në vitin 1995. Duhet theksuar që kjo është hera e dytë që vihet në skenë. Dhe jam e lumtur që jemi ne trupa që e risolli pas 28 vitesh.

Si është pritur nga publiku?
 Të dyja netët salla ka qënë plot. Dhe të gjitha momentet që ne e dimë që do të kishte reagime, janë mirëpritur nga publiku. Se kam parë akoma si public… Unë i kam emocionet në çdo shfaqje si te e para dhe jam gjithmonë te regjia me duart e djersitura.

A do të kemi projekte tashmë edhe në vijm?
Sigurisht Dhjetori besoj se më gjen gati me veprën e rradhës. Pasi të mar dakortësinë e familjes, Erit dhe Vajzave. Sepse ju e dini që është një proces që punohet gjatë.

Nje mesazh për të gjithë ata të rinj apo të reja që duhet të vine t’a ndjekin këtë shfaqje  dhe ku mund t’a ndjekin?
 Aktualiteti ka nevojë për refuzimin e të rinjve. Deri në datën 2 Nëntor shfaqja do të jepet për artdashësit e Korçës. Dhe në Dhjetor do vij në Tiranë në Teatrin Eksperimental.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0