Macron: Dy ligje amerikane po shkatërrojnë kompanitë europiane - Business Magazine Albania

Macron: Dy ligje amerikane po shkatërrojnë kompanitë europiane

Presidenti amerikan Joe Biden shtroi darkën e parë shtetërore për një lider të huaj në ndër të homologut francez, Emmanuel Macron, me të cilin u takua në Shtëpinë e Bardhë.

Në takimin plot tone miqësore, të dy liderët u kujdesën të theksonin miqësinë e gjatë historike mes SHBA-së e Francës. “Franca është aleati ynë më i vjetër. Partneri ynë i palëkundur në kauzën për liri. Nga ndihma e ushtarakut francez Marquis de La Fayette, që siguroi suksesin e revolucionit tonë e deri te sakrifica e ushtarëve amerikanë, që zbarkuan në plazhet e Normandisë, historitë tona kanë marrë formë nga guximi i grave dhe burrave që kapërcyen Oqeanin Atlantik të udhëhequr nga flaka e lirisë në zemrën e tyre. Sot ajo flakë bën dritë më shumë se ndonjëherë tjetër dhe aleanca mes dy vendeve tona mbetet jetike ”, u shpreh Biden.

Lexo edhe: Franca kërkon ndihmën e Amerikës në konkurrencën me Kinën

Macron gjithashtu nuk i kurseu lëvdatat për Shtetet e Bashkuara, por ngriti gjithashtu edhe një shqetësim. Ai dhe udhëheqës të tjerë evropianë mbeten thellësisht të shqetësuar nga dy ligje të reja amerikane, Ligji për Zbutjen e Inflacionit dhe Ligji i Mikroprocesorëve të ciklat i përshkroi si vendime që përçajnë Perëndimin, sepse krijojnë dallime mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

“Ekziston sot një rrezik, të cilin duhet ta zgjidhim si miq. Këto dy ligje duket sikur krijojnë përshtypjen se nuk duhen më investime në anën tjetër të Atlantikut. Veprimet amerikane mund të funksionojnë vetëm nëse ka një koordinim mes nesh, nëse vendosim së bashku. Kjo është e një rëndësie kyce.” – tha Macron.

Njëri nga dy ligjet e kritikuara nga presidenti francez, synon të favorizojë teknologjitë amerikane që nuk dëmtojnë mjedisin, duke përfshirë automjetet elektrike.Macron  e bëri të qartë se përpjekjet e Biden për të frenuar ndryshimet mjedisore duhen duartrokitur, por subvencionet që do jepen në kuadër të ligjeve amerikane do të ishin një pengesë e madhe për kompanitë europiane.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0