Franca kërkon ndihmën e Amerikës në konkurrencën me Kinën - Business Magazine Albania

Franca kërkon ndihmën e Amerikës në konkurrencën me Kinën

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të pritet te enjten nga presidenti amerikan, Joe Biden në një vizitë të rrallë shtetërore, që synon të nxjerrë në pah miqësinë franko-amerikane dhe jo konkurrencën e ashpër ekonomike midis dy anëve të oqeanit.

Gjatë vizitës në Uashington, presidenti francez pritet të kërkojë mbështetjen amerikane për Europën që përballet me konkurrencën kineze.

Më shumë se një vit pasi Uashingtoni, Londra dhe Kanberra anuluan një kontratë të madhe franceze për nëndetëset, duke i çuar marrëdhëniet franko-amerikane në pikën më të ulët, të dy vendet pritet të shfaqin një tablo uniteti përballë kërcënimeve të përbashkëta nga Rusia dhe Kina.

Lexo edhe: KE: Eurozona po shkon drejt një recesioni në fund të këtij viti

Macron do të përpiqet të bindë Shtetet e Bashkuara se është në interesin e tyre që të mos i dobësojnë kompanitë evropiane në një kohë që aleatët perëndimorë po përballen me konkurrencë të fortë ekonomike nga Kina, e cila sipas tyre, përdor fuqinë e saj ekonomike si levë diplomatike.

Çështjet energjitike do të jenë gjithashtu në plan të parë në bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, me Francën që shpreson të nxisë bashkëpunimin për energjinë bërthamore.

Presidenti Macron dëshiron që Franca të ndërtojë më shumë reaktorë bërthamorë, ndërsa ajo po përpiqet të riparojë termocentralet e saj të vjetëruara./ France24 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0