Macron dëshiron që Evropa të ketë 10 gjigantë të teknologjisë me vlerë 100 miliardë € - Business Magazine Albania

Macron dëshiron që Evropa të ketë 10 gjigantë të teknologjisë me vlerë 100 miliardë €

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka një objektiv në “luftën” me gjigantët e teknologjisë. Macron thotë se deri në vitin 2030, Europa duhet të ketë 10 kompani të tilla me vlerë 100 miliardë €. “Ne duhet të ndërtojmë një ekosistem dhe kampionë më të fortë evropianë, dhe sipërmarrësit duhet të nxisin qeveritë të jenë më efikase, për të qëndruar në garë kundër SHBA-ve dhe Kinës”, citohet Macron nga Euractive France.

Kreu i shtetit priti një duzinë ministrash, investitorësh dhe sipërmarrësish dixhitalë francezë dhe evropianë të mbledhur në nismën “Scale-Up”, për të diskutuar 21 rekomandimet e paraqitura në raportin e tyre. Ndër këto të fundit përfshihen: krijimi i një “ekosistemi të favorshëm për renditjen e kompanive të teknologjisë në tregjet e aksioneve evropiane“, një “status i punëtorit të teknologjisë për talentin evropian, me një kontratë të standardizuar dhe mbajtjen e të drejtave sociale në të gjithë kontinentin“, si mbështetje për zhvendosjen e një talenti të tillë.

Rekomandimet e tjera përfshijnë një “kornizë të standardizuar për transferimin e patentave për të përshpejtuar transferimin e teknologjisë nga universitetet, dhe midis kompanive start-up dhe kompanive të mëdha“. Macron i ka mbështetur propozimet dhe ka bërë thirrje për krijimin e një “teknologjie evropiane” për të tërhequr talentet e huaja dhe për më shumë investime.

Një vit më parë, ekonomisti francez Philippe Tibi i kërkoi shtetit që të investojë masivisht në teknologjinë e së ardhmes për të siguruar sovranitetin dhe prosperitetin francez, një propozim ky që Macron e risolli në vëmendje. Javën e kaluar, ministri i Ekonomisë Bruno Le Maire propozoi që mbështetja për këtë iniciativë deri në vitin 2022 të arrijë 30 miliardë euro, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 20 miliardë eurot e planifikuara fillimisht. Franca e sheh këtë edhe si një mënyrë efektive për të rritur punësimin.

Kompanitë franceze premtuese në fushën e teknologjisë gjeneruan 163 000 vende pune direkte dhe indirekte në 2020 dhe pritet të krijojnë 224 000 vende pune shtesë deri në 2025. Vlen të kujtojmë këtu që Franca ka qenë ndër të parat vende europiane që kërkoi taksimin në Europë të gjigantëve të teknologjisë.

Euractive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0