Lufta në Ukrainë rriti çmimet. Si kundërpërgjigjie, Banka e Shqipërisë rriti normën e interesit - Business Magazine Albania

Lufta në Ukrainë rriti çmimet. Si kundërpërgjigjie, Banka e Shqipërisë rriti normën e interesit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, zj. Linda Van Gelder, Drejtore Rajonale e Bankës Botërore (BB) për vendet e Ballkanit Perëndimor me qendër në Vjenë dhe Emanuel Salinas, Përfaqësues i Përhershëm i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.

Diskutimet e këtij takimi u përqendruan në situatën e krijuar nga konflikti Ukrainë-Rusi dhe ndikimin që ajo pritet të ketë në ekonominë shqiptare. Guvernatori Sejko u shpreh se ashtu si dhe në shtetet e tjera, sanksionet e vëna ndaj Rusisë dhe rritja e volatilitetit dhe e pasigurisë në tregjet ndërkombëtare kanë gjeneruar një realitet ekonomik të ri dhe sfidues global.

Guvernatori vijoi se pas analizave të thelluara të kryera nga Banka e Shqipërisë, ky realitet i ri ekonomik diktoi rishikimin e projeksioneve të mëparshme ekonomike dhe rivlerësimin e përshtatshmërisë së qëndrimit të politikës monetare.

Ndaj, Banka e Shqipërisë vlerësoi të nevojshëm ndryshimin e kahut të politikës monetare me kushtet e reja ekonomike, e cila synon të krijojë kushtet e nevojshme monetare për respektimin e objektivit të inflacionit, për ruajtjen e stabilitetit financiar, si dhe për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të ekonomisë dhe të punësimit në Shqipëri.

Ata folën për ecurinë e inflacionit, kursin e këmbimit, zhvillimet në sektorin bankar dhe financiar, si dhe orientimin e duhur të politikave ekonomike.

Lidhur me ecurinë e çmimeve, Guvernatori theksoi se ajo do të përcaktohet nga intensiteti dhe kohëzgjatja e këtij konflikti, nga ndikimi që ai do të ketë mbi çmimet dhe tregtinë ndërkombëtare, si dhe nga qëndrueshmëria e rritjes ekonomike në vend.

Lidhur me sektorin bankar, Guvernatori u shpreh se veprimtaria po zhvillohet në kushte normale dhe treguesit e këtij sektori paraqiten të qëndrueshëm.

Përfaqësuesit e BB-së dhe Guvernatori Sejko u angazhuan të vijojnë projektet e përbashkëta në fushën e pagesave, mbikëqyrjes financiare, ndërhyrjes së jashtëzakonshme, edukimit dhe përfshirjes financiare etj. Ndërkohë, Guvernatori u shprehu atyre mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e ofruar në vazhdimësi ndaj Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0