Lufta e miliarderëve, Musk kërcënon Apple dhe përplaset me Altman - Business Magazine Albania

Lufta e miliarderëve, Musk kërcënon Apple dhe përplaset me Altman

Kreu i X (ish Twitter), Elon Musk, ka kërcënuar Apple me veprime ligjore, pasi pretendoi se kompania e kishte bërë “të pamundur” për aplikacionet të konkurronin me OpenAI, krijuesin e ChatGPT në App Store.

Ai e quajti drejtorin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, një “gënjeshtar”, pasi Altman kishte deklaruar se Musk përdorte platformën e tij për të “përfituar personalisht dhe në favor të kompanive të tij”.

Kjo përplasje shënon pikën më të fundit të tensioneve të vazhdueshme mes dy miliarderëve, të cilët dikur bashkë-themeluan OpenAI, por sot garojnë ashpër pas largimit të Musk nga kompania.

Lexo edhe: TikTok sfidon “fake news” me shënime komunitare – a funksionon vërtet ky model?

Apple njoftoi në qershor 2024 një partneritet me ChatGPT, por nuk ka asnjë dëshmi se kompania favorizon një aplikacion ndaj tjetrit. Që atëherë, disa aplikacione të tjera rivale të inteligjencës artificiale, si DeepSeek dhe Perplexity, kanë kryesuar listat e shkarkimeve në App Store.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0