Lufta e Android: BlackBerry DTEK60 vs Google Pixel

Lufta e Android: BlackBerry DTEK60 vs Google Pixel


Prej disa vitesh tashmë, BlackBerry nuk është në formën e mirë që e karakterizoi në dekadën e kaluar.

Kompania kanadeze, u themelua në vitin 1999. BlackBerry 850 ishte aparati i parë celular i kompanisë. Me një tastierë QWERTY dhe me një formë pak të çuditshme, ky ishte fillimi i një rruge të re për kompaninë…por edhe për industrinë. Ai ishte një nga zgjedhjet kryesore të profesionistëve apo edhe njerëzve të biznesit.

Për më tepër, BlackBerry u bë i njohur edhe për shkak të faktit se ishte një nga celularët më të sigurt në kohën e artë të kompanisë. Por ndërkohë që teknologjia përparonte, kompania nuk u përshtat shpejt me të. Kjo çoi në uljen e shitjeve të kompanisë. Për më tepër, në një formë apo një tjetër, BlackBerry i drejtohej një tregu specifik. Funksionalitetet e saj ishin të kufizuara për shkak të kësaj. Kështu që nuk mund të ishte një nga zgjedhjet më të mira të një klienti të zakonshëm. Për më tepër sistemi Android  vlerësohej  më i mirë se sistemi i BlackBerry.

Një nga përpjekjet e para ishte modeli Z10, i prezantuar në Janar 2013. Por, kompania ishte mbrapa në krahasim me konkurentët e saj. Samsung, HTC, etj ishin ndërkohë fort në treg dhe kanadezet tashmë ishin në përpjekje mbijetese.

Shpesh, ndodh që pas një dështimi të caktuar, kompani të ndryshme ta kanë të vështirë të rimarrin besimin e klientëve. E ndonëse BlackBerry dikur ishte një kompanime një status të veçantë, duket se nuk e ka shfrytëzuar këtë aset…ose ndoshta tregu është aq i egër sa nuk i intersojnë të tilla detaje.

Më poshtë, vijon një video e një BlackBerry DTEK60 në krahasim me një Google Pixel:

https://youtu.be/KP8xZ67bPvw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0