Louis Vuitton hap kafenenë e parë në SHBA dhe është që tani e rezervuar për 1 muaj! - Business Magazine Albania

Louis Vuitton hap kafenenë e parë në SHBA dhe është që tani e rezervuar për 1 muaj!

Louis Vuitton hap kafenenë e parë në SHBA dhe është që tani e rezervuar për 1 muaj!

Ndërsa dyqani kryesor i Louis Vuitton i mbuluar me valixhe në NYC po i nënshtrohet një rinovimi shumëvjeçar, shtëpia e modës franceze ka zhvendosur përkohësisht bazën kryesore të saj në Manhattan në një ndërtesë pesëkatëshe të frymëzuar nga stili Art Deco.

Marka e përshkruan këtë vend si një “pikë referimi të re për pazar, kulturë dhe gastronomi.” Kjo është e vërtetë: që në hyrje, një atrium i gjerë përmban skulptura të mëdha të valixheve Courrier Lozine 90 të zhvilluara me Shohei Shigematsu të OMA-s, të cilat ngrihen mbi kafenenë e re Louis Vuitton, dyqanin e çokollatave, konceptin gastronomik dhe koleksionet ekskluzive në çdo kat, duke arritur thuajse deri në tavan.

Lexo edhe:“Deus in Machina” – Kisha zvicerane prezanton Jezusin e fuqizuar nga AI

Organizimi i hapësirës:

  • Kati i parë është i dedikuar për produktet prej lëkure.
  • Kati i dytë është për veshjet e femrave.
  • Kati i tretë për veshjet e meshkujve.
  • Kati i katërt strehon dyqanin e çokollatave dhe Le Café Louis Vuitton.
  • Kati i pestë ofron hapësira private për klientët VIP dhe koleksionet e artikujve për shtëpi.

Një detaj i veçantë janë muralet e mëdha në të pesë katet, të cilat festojnë bashkëpunimet më të spikatura artistike të Louis Vuitton, duke përfshirë Richard Prince, Yayoi Kusama, Supreme, Takashi Murakami dhe Stephen Sprouse.

Kafeneja në katin e katërt është e para që hapet në Shtetet e Bashkuara dhe tashmë është e rezervuar për dy muaj. Kuzhinierët e njohur Christophe Ballanca dhe Mary George, nën mentorimin e kuzhinierëve francezë Arnaud Donckele dhe Maxime Frédéric (të cilët hapën restorantin e markës në Saint-Tropez), janë prapa këtij koncepti të ri gastronomik. Menuja përfshin ravioli me karkaleca deti dhe tartuf me logon Monogram të stampuar, tartaleta Damier me përbërës sezonalë, sanduiçe Croque, burgerë të personalizuar nga LV dhe shumë më tepër. Detaji argëtues: logoja e Louis Vuitton është e integruar në pothuajse çdo pjatë.

Hapësira përfshin një sallë të madhe ngrënieje, një bar dhe një cep për lexim, me gjithsej 70 vende. Muret mbajnë bibliotekën ekskluzive të LV (e kuruar nga redaktori Ian Luna), ku mbi 600 libra mund të blihen direkt gjatë vaktit. Tryezat janë të mbuluara me enët e koleksionit Louis Vuitton, të cilat mund të blihen në katin e sipërm.

Dyqani i çokollatave, gjithashtu i pari në SHBA, sjell suksesin e tij nga Parisi, Singapori dhe Shangai. Le Chocolat Maxime Frédéric në Louis Vuitton ofron shufra çokollate klasike, bonbone me lajthi dhe madje kuti muzikore funksionale në formë të Vivienne-it (të gjitha të bëra tërësisht prej çokollate). Edhe pse dyqani është i përkohshëm, synon të lërë një përshtypje të gjatë. Dyqani ka hapur dyert për publikun që nga data 15 nëntor.

hypebeast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0