Të martën Kosova do të presë një mik të madh dhe lider botëror, Lordin George Robertson, ish Sekretar i Përgjithshëm i NATO’s dhe ish Sekretar i Mbrojtjës në qeverinë e Kryeministrit Tony Blair.
Lordi Robertson do të vijë në Kosovë si i ftuar i Presidentes Jahjaga, ku edhe do të marrë çmim dhe mirënjohje për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndërsa po atë ditë, ai do të mbajë një ligjëratë me studentët e Kolegjit Universum, ku do të japë mesazhet e tij për të rinjtë e Kosovës.
Lord Robertson ishte sekretar i mbrojtjës në qeverinë britanike gjatë luftës në Kosovë ku luajti rol kyç në bombardimin e Jugosllavisë nga ana e NATO’s. Nga Nëntori i 1999, u emërua Sekretar i përgjithshëm i NATO’s dhe pjesë shumë e rëndësishme e punës së tij ishte menaxhimi i paqes në Kosovë përmes misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Edhe pas përfundimit të mandatit të tij në NATO, Lord Robertson vazhdoi të kontribuojë në konsolidimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe mbetet një nga miqtë tanë më të rëndësishëm ndërkombëtar.
Kolegji Universum është shumë i nderuar me vizitën e një miku dhe lideri botëror siç është Lord Robertson. Për më shumë informacione, klikoni në www.universum-ks.org.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto