Lonely Planet i kushton një giudë më vete Shqipërisë - Business Magazine Albania

Lonely Planet i kushton një giudë më vete Shqipërisë


Mirë se vini në Shqipëri!

Kështu e nis prezantimin e vendit tonë Lonely Planet , i cili tashmë i ka kushtuar një guidë më vete Shqipërisë. Deri më tani, Shqipëria ishte pjesë e guidës së Lonely Planet për Ballkanin Perëndimor.

Në përshkrimin për Shqipërinë shkruhet:

E mbyllur për të huajt për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të, Shqipëria ka qenë prej kohësh enigma mesdhetare e Europës. Deri kohët e fundit, malet e saj të rrënuara, qytetet e fortifikuara dhe plazhet e shkëlqyeshëm, ishin thjesht një thashethem në shumicën e hartave të udhëtimit.  Por, me fundin e një komunizmi brutal në vitin 1991, Shqipëria hapi portat e saj.

Turistët e parë kuriozë që vunë këmbë, zbuluan një vend ku kodet e lashta të sjelljes akoma  mbanin stafetën dhe era fshikullonte përmes rrënojave të shpartalluara të qytetërimeve të lashta Greke dhe Romake. Çerek shekulli pas hedhjes mbrapa të prangave të komunizmit, pamjet malore magjepsëse të Shqipërisë, kalatë antike, kryeqyteti plot jetë dhe plazhet përrallore, të denja si rivale përballë tërë Mesdheut, vijojnë të mahnisin.

Ama shpejtoni, me përhapjen e fjalës mbi atë çfarë Shqipëria fsheh, ajo që sot është veç një valë e beftë turistësh mund të kthehet në një “përmbytje”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0