Listimi në bursë i Airbnb tejkalon pritshmeritë, pritet të grumbullojë 3.5 miliard dollarë - Business Magazine Albania

Listimi në bursë i Airbnb tejkalon pritshmeritë, pritet të grumbullojë 3.5 miliard dollarë

Airbnb ka deklaruar se i ka vlerësuar aksionet me 38 dollarë secili. Çmimi përfundimtar ishte më i lartë se përditshmëritë, pasi ofertat e larta të investitorëve, rritën vlerën e çmimit. Airbnb fillimisht i vlerësoi aksionet me 44 deri 50 dollarë, duke i rritur më pas në 56 deri në 60 dollarë. Duke llogaritur këtë, vlera e firmës pritet të sjellë deri në 3.5 miliard dollarë fonde për kompaninë. Firma do të tregtojë aksionet në bursën Nasdaq nën simbolin “ABNB”. Fillimisht kishte planifikuar të bënte debutimin e saj të parashikuar gjerësisht në tregjet publike këtë vit përmes një liste të drejtpërdrejtë, e cila nuk do të përfshinte mbledhjen e parave shtesë, por tani ka zgjedhur të mbledhë para përmes një IPO tradicionale (Ofertë fillestare publike).

Airbnb i bashkohet një sërë kompanive që tërheqin investitorët publik pasi tregu IPO doli nga një bllokim i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Megjithatë, oferta e AIRBNB do të testojë tregjet publike, veçanërisht në mes të rritjes së luftës për të kontrolluar humbjen e parave ndër Start Up-e.

E themeluar në vitin 2008 pasi bashkëthemeluesit e kompanisë filluan të marrin me qira mysafirëve një dyshek ajri në apartamentin e tyre në qendër të qytetit të San Francisko, Airbnb u shndërrua në një nga fillimet e një biznesi të tillë më të vlerësuara gjatë dekadës së fundit. Ai ishte vlerësuar në më shumë se 30 miliardë dollarë në 2017 dhe fitoi 4.8 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar, sipas pasqyrave financiare.

Por kostot e saj administrative gjithashtu u rritën vitet e fundit pasi zyrat u zhvendosën në një seli të madhe dhe ka luftuar për sigurinë e shtëpive të saj. Kjo bëri që kompania të paraqiste një humbje neto për nëntë muajt e parë të vitit 2019, me ulje krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mandej, erdhi pandemia. Rezervimet u anuluan brenda natës dhe kompania e gjeti veten në errësirë me të ardhura që avullonin.

LEXO: Kriza nga COVID-19, Airbnb me ofertë publike

Airbnb nxitoi të sigurojë 2 miliard dollarë borxh me një normë të leverdishme interesi — dhe me garanci për investitorët e saj që kur të aplikohej do ta vlerësonte kompaninë në 18 miliard dollarë, gati gjysma e asaj që vlerësohej në 2017. Në maj, Airbnb tha se do të pushonte një të katërtën e stafit të saj.

Megjithatë, nga pranvera, rimëkëmbja e Airbnb ka qenë befasuese. Edhe pse njerëzit ishin të detyruar të qëndronin më shumë në shtëpi për shkak të pandemisë, ata ende bënë prenotime për shtëpi me  qira. Më 8 korrik, udhëtarët rezervuan më shumë se një milion netë qëndrime të ardhshme në listat e Airbnb në të gjithë botën, tha kompania. Ishte hera e parë që arriti në atë nivel që nga 3 mars.

Ndërsa prenotimet janë akoma nën prenotimet e një viti më parë në nivel global, prenotimet në SHBA në qershor dhe korrik u rritën 22% dhe 6.7% në terma vjetorë, sipas AirDNA, një firmë analitike që gjurmon në tregun e qirave afatshkurtra.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0