Kriza nga COVID-19, Airbnb me ofertë publike - Business Magazine Albania

Kriza nga COVID-19, Airbnb me ofertë publike

Gjigandi I hapësirave rezidenciale me qira, AirBnB të mërkurën ka paraqitur në mënyrë konfidenciale dokumentet pranë Komisionit të Sigurimeve dhe Shkëmbimeve për një ofertë fillestare publike, duke shënuar një kthesë befasuese për një kompani, biznesi i së cilës fillimisht u shkatërrua nga pandemia koronavirus. Startup me qendër në San Francisko tha se numri i aksioneve dhe diapazoni i çmimeve për ofertën e propozuar nuk janë përcaktuar. “Oferta fillestare publike pritet të bëhet pasi Komisioni i Sigurimeve dhe Shkëmbimeve të përfundojë procesin e rishikimit, në varësi të tregut dhe kushteve të tjera,” deklaroi firma.

E themeluar 12 vjet më parë, AirBnB planifikoi prej kohësh të dilte si ofertë publike. Shefi Ekzekutiv, Brian Chesky është nën presionin e punonjësve për tu listuar këtë vit në bursë sepse shumë opsione me vlerë të aksioneve do të skadojnë. AirBnB është goditur fort nga efektet financiare të pandemisë. Chesky ka thënë se të ardhurat në vitin 2020 ka të ngjarë të jenë më pak se gjysma e të ardhurave në vitin e kaluar.

Në prill, kompania mblodhi 2 miliard dollarë borxh me një normë të leverdishme interesi — dhe me garanci për investitorët e saj që kur të aplikohej do ta vlerësonte kompaninë në 18 miliard dollarë, gati gjysma e asaj që vlerësohej në 2017. Në maj, Airbnb tha se do të pushonte 1.900 punonjës, një e katërta e forcës së saj të punës.

Pandemia fillimisht dëmtoi kërkesën për 7 milion pronat e listuara nga AirBnB, por rimëkëmbja e Airbnb ka qenë befasuese. Edhe pse njerëzit ishin të detyruar të qëndronin më shumë në shtëpi për shkak të pandemisë, ata ende bënë prenotime për shtëpi me  qira. Më 8 korrik, kompania deklaroi se udhëtarët rezervuan më shumë se një milion netë qëndrime të ardhshme në listat e Airbnb në të gjithë botën, tha kompania. Ishte hera e parë që arriti në atë nivel që nga 3 mars.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0