Liqeni i Ohrit- 4 kriteret që plotëson si pasuri botërore - Business Magazine Albania

Liqeni i Ohrit- 4 kriteret që plotëson si pasuri botërore

Liqeni i Ohrit

Nga 10 kritere qe ka vendosur UNESCO për vendet që duan të listojnë pasuritë e tyre me vlera universal, Liqeni I Ohrit plotëson 4 prej tyre. Në UNESCO një pasuri mund të listohet nëse plotëson të paktën 1 nga këto kritere. Liqeni i Ohrit, si pasuri ndërkufitare mes dy shteteve Shqiperi dhe Maqedoni e Veriut, plotëson plot 4 kritere. Cilat janë ato dhe si argumentohen?

Kriteri (I)

Qyteti i Ohrit është ndër vendbanimet më të vjetra në Europë. I ruajtur mësëmiri sot e kësaj dite, ky qytet është një ansambël i rrënojave arkeologjike nga periudha e Bronxit deri në Mesjete. Qyteti ka arkitekturë fetare (religjoze) ekzemplare të shek të 7-19 si dhe strukturë urbane të stilit arkitekturror të shek 18-19. Të njëjtat vlera arkeologjike janë dhe në Gadishullin e Linit dhe së bashku me vijën liqenore dhe zonat perreth krijojnë një ansambël harmonik unik, që është dhe faktori kryesor që e bën këtë rajon vertet unik

Kriteri (II)

Kjo pasuri është një dëshmi e artit bizantin, pasi ka më shumë se 2500 metra katror afreske dhe mbi 800 ikona me famë botërore. Kisha e Shën Sofise (shek 11) apo St John Kaneo janë arritje artistike të një niveli të lartë për afresket dhe prezantimin telologjik. Bazilikat antike të zbuluara këtu kanë shërbyer si model për bazilika të tjera në shekuj. Zhvillimi i kësaj jete fetare përgjatë brigjeve të liqenit, dëshmon për rëndësinë e rajonit si qendër kulturore dhe fetare në shekuj. E njëjta gjë është me mozaikun në Kishën e Linit, shek 5, që së bashku me bazilikat e Ohrit tregojnë për të njëjtën traditë kulturore.

Lexo: Si të përfitoni nga gabimet tuaja

Kriteri (III)

Në rajonin e Liqenit të Ohrit ndodhet Manastiri më i hershëm sllav dhe i pari Universitet sllav në Ballkan, shkolla letrare e Ohrit që përhapte shkrimin, edukimin dhe kulturen në botën slave. Rrënojat arkeologjike në Ohër përbëhen nga forume, ndërtesat publike, dhe ndërtesa të shenjta që datojnë në qytetin antik Lyhnidos (emri i vjeter i qytetit). Prezenca e arkitektures se hershme kristiane nga shek 4-6 duket ne bazilikat e Ohrit dhe Linit. Arkitektura byzantine e Ohrit dhe ndërtesat e shek 9-14 kanë rëndësi të madhe në unitetin e gjithë arkitekturës urbane.

Kriteri (IV)

Vlerat e dukshme natyrore të konservuara të Liqenit të Ohrit, me një histori që në periudhën para akullnajore, përfaqësojnë një fenomen natyror superlativ. Si rezultat i izolimit gjeografik dhe aktivitetit të pandërprerë biologjik, Liqeni i Ohrit siguron strehë unike për një numër species endemike dhe relike të ujërave të ëmbla si të florës dhe faunës. Ujërat oligotrofë (të pastër) përmbajnë 200 specie endemike me nivel të lartë të endemizmit vecanërisht për algat, diatomat, gjarprinjtë dhe 17 specie endemike te peshqve. Jeta natyrore e zogjve të Liqenit gjithashtu kontribuon në vlerat e tij konservuese.

Lakeohrid

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0