LinkedIn

Linkedln ndyshon algoritmat e tij – Ja sesi postet tuaja do të marrin më shumë shikueshmëri tani

Nga JASON FEIFER 

Dëshiron të bëhesh viral në media sociale?  LinkedIn ka një mesazh për ty: Provojeni atë  në një vend tjetër.

LinkedIn-i bëri përditësime të rëndësishme në mënyrën se si funksionon feed-i i tij. Si rezultat, disa përmbajtje shpërblehen, disa kanë më pak shikueshmëri dhe shumë më pak “selfie”  shfaqen.

Nëse je ndër miliona sipërmarrës që angazhohen në LinkedIn, këto ndryshime do të ndikojnë tek ti  dhe vlejnë të dihen nga ty.  Prandaj, unë iu kërkova Roth-it dhe bashkëpunëtores së tij, Alice Xiong, drejtore e menaxhimit të produkteve që drejton produktet e kërkimit dhe zbulimit të LinkedIn-it, që t’i shpjegojnë ato.

Lexo edhe: LinkedIn konfirmon: punonjësit që nuk mund të rriten, largohen

Gjatë pandemisë, Roth tha se postimet e njerëzve u bënë shumë më personale. “Shtëpitë tona dhe jeta jonë profesionale u përfshinë,” u shpreh ai – dhe përdoruesit filluan të ndajnë lloj-lloj “selfie” dhe foto familjare që dikur mund të postoheshin në Facebook.

Dy ndryshime kryesore kanë ndodhur  me LinkedIn-in. Shkurtimisht, këto janë ato që kanë ndryshuar:

1.Nëse poston në LinkedIn, është më e mundur që ndjekësit të shohin postimin tënd. Pse? Sepse kështu thonë përdoruesit se duan.

“Njerëzit na tregojnë sei pëlqejnë më shumë përmbajtjet që bazohen në njohuri dhe këshilla,” thotë Xiong, “dhe e gjejnë më të vlefshme kur përmbajtja vjen nga njerëz që i njohin dhe që i duan.” Deri më tani, aplikacioni ka parë një rritje prej 10% në numrin e njerëzve që shikojnë postime nga njerëzit që ndjekin.

2.Postimet që ndajnë “njohuri dhe këshilla” tani i japin përparësi  të gjithë platformës.

Sistemi i LinkedIn tani vlerëson nëse një postim përmban njohuri dhe këshilla, dhe pastaj e shfaq për përdoruesit e tjerë që kanë gjasa të gjejnë informacionin relevant dhe të dobishëm. “Për ne, pjesa më e rëndësishme e ekuacionit është, a besojmë se po ndihmojmë audiencën tonë të jetë dhe të ndjehet më produktive dhe më të suksesshme?” thotë Xiong.

 

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0