Link Academy, akademia shqiptare që ofron kurse falas

Link Academy, akademia shqiptare që ofron kurse falas



Link Academy, është një fondacion i krijuar së fundi me energjinë, dëshirën dhe vizionin për të arritur sa më lart në botën e teknologjisë dhe marketingut dixhital. Rrugëtimin e tij e ka nisur në 12 Nëntor të vitit 2018. Link Academy aktualisht ka qendrat e saj në dy qytete të Shqipërisë, Tiranë dhe Vlorë.

Por çfarë ofron Link Academy?

Link Academy ofron trajnime 1 mujore dhe 6 mujore falas për 6 module. Përkatësisht këto trajnime ofrohen në: Google ads, Social media management, WordPress, Front End Developer, Back End, Graphic Design.

Jolanda Ymeri, përfaqësuese e Link Academy, thotë për BusinessMag se ideja e krijimit të kësaj akademie lindi për të plotësuar kërkesat që ka tregu shqiptar në këtë fushë. Ajo shprehet se, “në vendin tonë një numër i madh të rinjsh kërkojnë një mundësi për t’u trajnuar, praktikuar ose që duan të fitojnë aftësi profesionale, që më pas t’i përdorin edhe në tregun e punës. Mundësitë që ofron industria online në ditët e sotme, janë të jashtëzakonshme. Për këtë arsye lindi si një nevojë e domosdoshme krijimi i një projekti, i cili u jep mundësinë të gjithë të rinjve të njihen dhe të aftësohen me profesionet e së ardhmes”.

“E gjithë merita i takon  z.Agron Shehaj, i cili është ideatori, nismëtari edhe themeluesi i Link Academy, dhe beson fort në potencialin e rinisë si dhe në botën e industrisë online”,- shprehet Jolanda.

Lexo:  Academy of Young Economists – Akademia e Ekonomistëve të Rinj

Link Academy, prek një seri faktorësh zinxhir: studentët, të cilët duan të mësojnë më tepër, të bëjnë praktikë apo të trajnohen; bizneset/kompanitë, të cilat duan të rekrutojnë staf të përgatitur.

Ku fokusohet Link Academy?

Fokusi kryesor i Link Academy është t’u ofrojë të rinjve mundësi trajnimi profesional në fushat e marketingut dixhital, web development dhe graphic design. Ata janë të hapur edhe ndaj kompanive apo bizneseve, të cilat ofrohen për të përmbushur nevojat e tyre për burime njerëzore me studentët e tyre. Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj akademie janë të punësuar në portale të rëndësishme të vendit si dhe punojnë për disa kompani të mëdha programimi.
JolandaYmeri
Tregu ka nevojë për keto profesione. Synimi i tyre është të formojnë rreth 10.000 të rinj në fushën e marketingut dixhital, të shtojnë gamën e shërbimit të trajnimeve, të zgjerojnë sa më shumë mundësitë e bashkëpunimit me kompani/biznese, universitete jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë kufinjve.

Këshilla e Jolandës për të gjithë të rinjtë që e ndjekin është “Eksploroni, guxoni të ndiqni pasionet dhe ëndrrat tuaja”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0