Linjat ajrore më të mira në botë për vitin 2022 - Business Magazine Albania

Linjat ajrore më të mira në botë për vitin 2022

AirlineRatings.com sapo ka shpallur listat e linjave më të mira ajrore për vitin 2022 dhe Qatar Airways fitoi çmimin e parë.
Fokusi i vlerësimit bazohej në dy fusha kryesore, në siguri dhe në komoditetin e pasagjerëve. Për t’u renditur sa më lart në listën e vlerësimit, linjat ajrore duhet të kenë një vlerësim sigurie me shtatë yje dhe të demonstrojnë lidership dhe inovacion për komoditetin e pasagjerëve. Qatar Airways u rendit në vend të parë për shkak të “risisë së kabinës, shërbimit ndaj pasagjerëve dhe angazhimit të saj për të vazhduar të operojë edhe gjatë gjithë pandemisë COVID”.
Ja cilat linja u vlerësuan si 20 linjat më të mira për vitin 2022.

1. Qatar Airways
2. Air New Zealand
3. Etihad Airways
4. Korean Air
5. Singapore Airlines
6. Qantas
7. Virgin Australia
8. EVA Air
9. Turkish Airlines
10. All Nippon Airways
11. Cathay Pacific Airways
12. Virgin Atlantic
13. Japan Air Lines
14. JetBlue
15. Finnair
16. Emirates
17. Hawaiian
18. Air France/KLM
19. Alaska Airlines
20. British Airways forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0