Linda Shomo, CEO e EasyPay, folësja e dytë e "The key to success 2.0" - Business Magazine Albania

Linda Shomo, CEO e EasyPay, folësja e dytë e “The key to success 2.0”


Seminari “Çelësi i suksesit 2.0” i organizuar nga Klubi i Inovatorëve u mbajt të Martën, më 18 Prill 2017.

E ftuara e këtij eventi ishte një sipërmarrëse grua, Znj. Linda Shomo, CEO e EasyPay. Ajo ndau me studentët përvojën e saj për fillimin e një biznesi në Shqipëri dhe për problemet që erdhën së bashku me të.

Znj. Linda foli për vështirësitë me të cilat u përball në zbatimin e një shërbimi të dixhitalizuar në Shqipëri para 6 viteve, kur teknologjia nuk ishte aq e avancuar sa është sot.

Si të gjithë sipërmarrësit, Znj. Linda Shomo kishte ditët e veta kur biznesi nuk ishte në më të mirën e tij, por këshilla e saj ishte:

“Gjatë zhvillimit të biznesit tuaj mund të ketë ditë kur doni të hiqni dorë, por në fakt ky është momenti kur ju duhet të vazhdoni, çdo ditë duhet të gjesh forcën për të vazhduar “.

Një staf i kualifikuar dhe i përzgjedhur mirë dhe këmbëngulja ishin çelësat e suksesit të EasyPay.

Znj. Linda Shomo gjithashtu rekomandoi librin “7 Habits of Highly Effective People nga Stephen R. Covey për të gjithë ata që duan të kenë një biznes të suksesshëm.

Seritë e “Çelësit të suksesit” do të organizojnë 4 takime në total dhe të gjithë pjesëmarrësit që do të marrin pjesë në 3 nga 4 prej tyre do të marrin certifikata.

Burimi: epoka.edu.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0