Lind në Modena, supermakina Pagani, një thesar që kushton 9 milionë euro

Lind në Modena, supermakina Pagani, një thesar që kushton 9 milionë euro


Pritet të arrijë në një xhiro vjetore prej 100 milionë euro këtë vit, pas një rritje 29% në 2017. Por, nuk kanë qenë asnjëherë numrat dhe bilancet, interesi parësor i Horacio Pagani-t. Edhe pse diploma ad honorem në Ingxhinierinë automobile  dhënë së fundi nga Universiteti i Modenas, mund ta shtyjë drejt llogarive, italo-argjentini, që në 1999 i dha formë ëndrrës së tij në Modena «makina perfekte që ka gjithçka», vazhdon të preferojë rolin e tij si dizajner dhe krijues.

Pagani Huayra Lampo, kështu e vesh atelie e Lapo Elkann supermakinën e tij.

Nuk është parashikuar asnjë rritje prodhimi në fabrikën e re inaguruar në dhjetor në San Cesario, Panaro. Kjo edhe pse ka potencial për të prodhuar dyfishin e 40 hyperautomjeteve në prodhim këtë vit.

“Është tashmë një angazhim i dukshëm. Ne prodhojmë manualisht makina ekskluzive në bazë të kërkesave të klientit, çka është një sintesë e artit dhe shkencës, teknologjisë që kthehet në bukuri. Kush blen një Pagani kërkon jo një makinë por një emocion, dhe ka sigurinë e vlerës”.

Shifrat nga tregojnë çmime sa 4 -8 herë nga ato origjinalet. Të humbasim këtë fokus do të ishte oportunizëm dhe mungesë respekti ndaj klientëve”, nënvizon themeluesi dhe shefi i disenjos së Zonda dhe Huayra, dy modelet e Pagani, të frymëzuara nga erërat në Ande. Pesë Roadster (realizuar në vetëm pesë ekzemplarë, siç thotë dhe vetë emri) vlen sot 9 milionë euro.

Lexoni: Trump kërcënon automobilizmin europian, nëse BE i kundërpërgjigjet rritjes së taksave në SHBA

Janë 300 mjetet në qarkullim në rrugët e gjithë planetit në gjendje të arrijnë shpejtësinë 350 km/orë me telajo karboni dhe titani, motor Mercedes-AMG, gomat Pirellidhe 3-4 mijë pjesë të tjera, të mbledhura të gjitha me dorë në San Cesario, Panaro, saktësisht në mes të rrugës mes Lamborghini-t të Sant’Agata Bolognese dhe Ferrari-t të Maranello, në zëmër të motor valley emiliano ku Horacio ënsdërrontë që i vogël të tranferohej.

Klientët,  jo vetëm sheikët arabë dhe miliarderët e Silicon valley, por edhe persona vip të futbollit si Lionel Messi e Steven Zhang – janë të gatshëm të presin me vite, që nga momenti që bëjnë porosinë dhe paguajnë thesarin ekskluziv e të personalizuar, deri sa të vendosin këmbën në pedal.

Për t’ju dhënë një ide: 100 ekzemplarët e Huayra Roadster janë shitur të gjithë në 2016 «dhe sot kemi realizuar çerekun e prodhimit», thotë Pagani. Pas kësaj në laboratorët e San Cesario nis prodhimi i 40 eksemparëve të Roadster BC, një supermakinë edhe më ekstreme dhe e rafinuar.

Fakti që 20% e xhiros dhe një në katër persona në kompani janë të fokusuar tek R&S tregon shumë mbi filozofinë e Pagani-t. Dhe zhvillimi i divizionit “Art” kushtuar materialeve dhe dizenjos jo për auto, ku Pagani po investon burime kreative, teknike dhe financiare, tregon një projektim që shkon përtej katër rrotave. Një nga shembujt e bashkëpunimit me Airbus për një kabinë luksi hi-tech për business jet është një demostrim i kësaj. “Sigurisht, nëse toka punohet mirë, pas mbjelljes janë të korrat”, thotë Horacio Pagani.

Burimi: Ilsole24ore.it

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0