Ligji për startup-et. Ja disa prej mbështetjeve dhe kritereve - Business Magazine Albania

Ligji për startup-et. Ja disa prej mbështetjeve dhe kritereve

Një projektligj i përgatitur nga Ministria e Financave dhe Ministria e Mbrojtes së Biznesit, për startup-et në Shqipëri parashikon të rregullojë ligjërisht marrëdhëniet e këtyre bizneseve pilot me shtetin dhe mes njëri-tjetrit. Deri më tani ka pasur një vakum. Projektligji synon të nxisë krijimin e startup-eve në vend, por ka parashikuar edhe sanksione nëse thyejnë rregullat.

Projektligji i përjashton startup-et nga taksat vendore si: tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, taksën vendore mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe taksa vendore të tabelës. Kjo, për ato startup-e të certifikuara dhe të regjistruara në regjistrin tregtar. Po ashtu, gjatë periudhës së inkubimit përfitojnë grante financiare apo programe dhe masa mbështetëse.

Projektligji parashikon që për të gjitha këto biznese të reja eksperimentale, t’u shërbehet me konsulencë falas; inkubim, mentorim dhe mbështetje të projekteve – idesë nga lehtësuesit e certifikuar.

LEXO: Suksesi i startup-ve varet nga këto rregulla

Por, ai parashikon edhe penalitete për ata që nuk zbatojnë rregullat. Ata që nuk raportojnë periodikisht sipas parashikimeve ligjore dhe marrëveshjes së zbatimit, penalizohen me gjobë në vlerën 50,000 lekë. Mos zbatimi i projekt – idesë së certifikuar sipas parashikimeve ligjore dhe marrëveshjes së zbatimit penalziohet me gjobë në vlerën 20,000 lekë. Kurse ndryshimi thelbësor i plan biznesit pa miratimin e Bordit të Vlerësimit të Start up-ve Inovative gjobitet  me 500,000 lekë.

Paraqitja e informacioneve të rreme përgjatë aplikimit dhe periudhës së monitorimit gjobitet me 1,000,000 lekë. Ndërsa shkelja e dispozitave ligjore mbi të drejtën e autorit, pronësinë intelektuale dhe industriale, gjobitet me 1,000,000 lekë. Shpërdorimi apo keqpërdorimi i fondeve, në ndryshim nga plan biznesi i miratuar sanksionohet me gjobë  prej 1,000,000 lekësh;

Shpërndarja e dividendit, shpërblimeve apo formave të tjera të fitimit, përgjatë periudhës së inkubimit, nëse përfiton masa mbështetëse, në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji gjobitet me një vlerë 1,000,000 lekë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0