Lidhni rripin e sigurimit! Në vitin 2022 do të fluturojmë në Mars

Lidhni rripin e sigurimit! Në vitin 2022 do të fluturojmë në Mars


Musk ka në plan t’a bëjë këtë, jo vetëm përmes raketave të ripërdorshme, të cilat janë thelbi i modelit SpaceX, por gjithashtu edhe përmes zhvillimit të një makine më të madhe, plotësisht të ripërdorshme.

Ky mjet është koduar me emrin “BFR” (Big F * cking Rocket) dhe është planifikuar të zëvendësoj Falcon 9, Falcon Heavy dhe Dragon.

BFR do të jetë 106 metra i gjatë, 9 metra i gjerë dhe do të ketë një ngarkesë prej 150 tonësh – pesë herë më shumë se Falcon Heavy, automjeti më i madh aktual i kompanisë.

Ndërtimi i BFR do të fillojë vitin e ardhshëm dhe Musk tha se do të financohet nga të ardhurat e nisjes së satelitëve dhe shërbimi i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.

Për udhëtimin në Mars, BFR do të ketë 40 kabina. Musk tha se këto kabina do të përshtaten në mënyrë ideale me dy ose tre vetë, që do të thotë se do të ketë rreth 100 njerëz në fluturim. Cisternat e rimbushura do të dërgohen në orbitë për të furnizuar BFR, të mjaftueshme për t’a çuar atë në Mars.

“Gjëja më e bukur e udhëtimit në hapësirë është që nuk ka fërkime … do të jetë i qetë si mëndafshi. Nuk ka turbullirë, asgjë”, tha Musk.

Kjo video ju tregon se si BFR do të jetë në gjendje të transportoj njerëz nga çdo qytet në një qytet tjetër në Tokë në më pak se një orë:

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0