Liderët e mëdhenj, INSPIROJNË! - Business Magazine Albania

Liderët e mëdhenj, INSPIROJNË!


Ka disa lloje lidershipi.

Disa janë të tipit diktaturë: Do të bësh si të them unë, ose pushohesh nga puna! Bëj çfarë them unë të bësh! Ka funksionuar vite më parë. A funksionon tani? Jo!

Disa lider të tjerë, duan të udhëheqin me kujdes, ku të gjithë të duan njëri-tjetrin, të gjithë janë dashamirës, punëtorë dhe të apasionuar. A funksionon? Po? Mbase? Jo?

Unë preferoj një lider që udhëheq me vizion! I cili arrin të zbulojë qëllimet dhe ëndrrat e punonjësve, ato çfarë i bën ata të shpërthejnë në produktivitet.

Pra: JO diktature! JO kujdes! PO vizion!

Liderët e mëdhenj inspirojnë PUNË!

Njerëzit që punojnë rreth liderve të tillë, punojnë fort, sepse LIDERËT I INSPIROJNË TË PUNOJNE FORT!

Pra, ndjekësit apo punonjësit, duan të punojnë sepse është në interesin e tyre për të punuar fort, jo sepse ti detyron të punojnë fort, jo sepse ti do që të punojnë fort.

Marrin rastin e besimtareve në fe! A bëjnë sakrifica për besimin? PO! A paguhen? JO! Por, pse e bëjnë? Sepse kanë një lider, i cili ka një vizion, i cili udhëheq një grup, i cili ka një kulturë! Dhe ata ndjekin një lider, i cili i inspiron!

Pra, që të jesh një lider duhet të jesh inspirues, të jesh i qartë, të jesh karizmatik, etj. Të gjitha këto, bëjnë që të mos jetë e lehtë të jesh një lider.

Nje lider i mirë, është një grua/burrë, i cili ka aftësinë, t’i bëjë të tjerët të bëjnë, atë çfarë ata nuk duan të bëjnë dhe ndërkohë ta duan atë që po bëjnë!  Harry S. Truman.

Të mos harrojmë, që suksesi do të vijë, atëherë kur punonjesve t’ua ndiejë për klientët dhe punën tënde!

Do të ishte fantastike të bësh anëtarët e skuadrës të mbikujdesen për arritjen e suksesit të kompanisë, të inspirosh skuadrën të shkojë në limite, të sfidojnë veten në nivelet më të larta, të refuzojnë të dështojnë, dhe të bëjnë gjithë sakrificat e nevojshme për të arritur fitoren.

(Ju kujtoj një nga sukseset e Elon Musk, kur u kërkoi inxhinierëve të tij në Space X, të ndërtonin sistemin kompjuterik të një rakete për 10,000$, ndërkohë që kjo ishte një shifër ekstreme sipas standardeve të industrisë së hapsirës, ku sistemi elektronik i një rakete kushtonte të paktën 10 milionë $. Elon i frymezoi inxhinierët e tij, me idenë e qartë në mendjen e tij, se Space X, do të krijonte mundësinë që të gjithë njerëzit të kishin mundësinë të udhëtonin drejt planetit Mars me kosto minimale, dhe vërtetë arriti t’i shtynte ata drejt të pa imagjinueshmes)

Mund ta arrish këtë, vetëm nëse ke një mision! Dhe misioni, këtu është problem, me shumicën e sipërmarrësve. Shumë mund të bëjnë biznes, por janë shumë egoistë, të përqëndruar te vetja, fokusohen vetëm në çfarë unë përfitoj, dhe nëse u bën pyetjen, përse jeni në biznes, përgjigja e tyre është: “që të bëj para dhe të paguaj faturat, të blej gjëra të mira (luksi), të jetoj mirë etj. A inspiron kjo ndokënd??? JO nuk inspiron asnjë!

Punonjësit kanë nevojë për diçka më të madhe. Duan diçka tek e cila të besojnë! Pra, cilido që të jetë vizioni juaj, duhet të jetë më largpamës!

Le te kthehemi dhe njëherë te pyetja! Do të donit të ndiqnit një lider, i cili do të bëjë para për të paguar borxhet, kredinë, faturat, rrogat etj?

Sigurisht që jo!

Do të preferonit një lider, i cili bën diferencën, i cili bën impakt, i cili kontribuon, i cili po e bën këtë punë, për një mision që shkon përtej interesave personale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0