Libri 80-vjeçar që do t'ju mësoj sekretin e të bërit para

Libri 80-vjeçar që do t’ju mësoj sekretin e të bërit para


Pothuajse një shekull më parë, gazetari Napoleon Hill studioi më shumë se 500 milionerë të bërë vetë ku përfshihej Andrew Carnegie, Henry Ford dhe Charles M. Schwab. Intervistat dhe hulumtimet e tij kulmuan në vitin 1937 me bestsellerin, “Mendo dhe Bëhu i Pasur.” (Think and Grow Rich)

Ajo që Hill e quante “sekreti i të bërit para” realizohej me 13 hapa.

Këshilla e Hills për të ngritur pasurinë tënde është e vlefshme edhe në ditët e sotme. Në fakt, libri i tij është një nga të preferuarit e shumë milionerëve si anëtarët e jurisë të “Shark Tank” Robert Herjavec dhe Daymond John.

John, i cili transformoi 40 dollarë në një linjë veshjesh 6 miliardë dollarëshe, e ka lexuar atë 20 herë. Herjavec, i cili emigroi nga ish-Jugosllavia në Veri të Amerikës me vetëm 20 dollarë në xhep, thotë se çdo profesionist duhet ta lexoj këtë libër. “Është epik,” tha për CBNC manjati i teknologjisë.

“Think and Grow Rich” tregon se sekreti për t’u bërë i pasur qëndron tek mentaliteti.

libri-80-vjecar-qe-do-tju-mesoj-sekretin-e-te-berit-para-businessmag

Libri është i përkthyer në gjuhën shqipe dhe mund të bëhet i juaji duke e porositur në Bukinist.al

Edhe pse me një çmim modest, ky libër nuk duhet të mungojë në bibliotekën tuaj.

Në fakt, Hill nuk i përmend fjalët “para”, “pasuri” apo “financë,” dhe zgjedh të fokusohet në barrierat psikologjike që i pengojnë shumë njerëz të ndërtojnë perandorinë e tyre.

Barbara Corcoran gjithashtu e mbështet këtë libër. “Libri ju mëson se: Nëse mund ta imagjinoni diçka, ju mund ta arrini atë,” thotë ajo për “Think and Grow Rich: The Legacy,” një dokumetar i bazuar në librin e Hill.

“Nuk duhet vetëm ta imagjinoni,” vazhdon ajo, “por ta vizualizoni me ngjyra dhe detaje.”

/CBNC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0