Librat për fëmijë që kanë ndikuar te njerëzit e suksesshëm

Librat për fëmijë që kanë ndikuar te njerëzit e suksesshëm


Ne të gjithë kemi patur librat tanë të preferuar të fëmijërisë të cilët dashur padashur kanë ndikuar në jetën tonë.
Këta janë disa nga librat më të mirë për fëmijë, sipas njerëzve më të sukesshëm.

Ndoshta dhe ju mund t’i keni lexuar, në të kundërt mund t’i bleni dhe t’ja lexoni ato fëmijëve tuaj. Bukinist i sjell ata për ju të përkthyer në gjuhën shqipe, e për ti porositur mjafton të klikoni titullin e librit më poshtë:

Vëllimet e “Harry Potter” nga J.K. Rowling

Librat e Harri Poterit janë bërë një fenomen letrar ndërkombëtar. Harri ka pushtuar faqet e para të gazetave dhe ka zgjuar dashurinë për leximin në një brez të tërë. Ritmi i shpejtë, personazhet e paharrueshme, drama e përsosur, i bëjnë këta libra kryevepra absolute, të dashura për fëmijët dhe për të rriturit.

Adam Grant, një profesor i menaxhimit në Wharton, thotë se J.K. Rowling është ndoshta personi i gjallë më me ndikim në botë.

“Ka shumë origjinalitet në tregimet e Harry Potter: Rruga për të shkuar në Hogwarts, të gjitha idetë e ndryshme rreth asaj se si thuhen magjitë, fëmijët që janë përgjegjës për ruajtjen e të rriturve – të gjitha këto janë një standard për të thënë, “Unë dua të bëj diçka të re”, tha ai.

“Kopshti sekret” nga Frances Hodgson Burnett

Pas zbulimit të një dere të mbyllur në një kopsht sekret të rrënuar, një vajzë jetime, së bashku me dy shokët e saj, gjejnë një mënyrë për ta hapur dhe kërkojnë ta sjellin atë në jetë në këtë përrallë të interesante nga Frances Hodgson Burnett.

Lexoni: 6 librat që duhet të lexoni në vitin 2018 nëse doni të bëheni të pasur

“Unë gjithmonë kam dashur të jem si Mary Lennox (personazhi kryesor i përrallës),” thotë Anne Hathaway. “Kam ende një pikë të dobët për kopshtet dhe gjithmonë shkoj për të parë nëse mund të gjej dyer të mbyllura brenda tyre.”

“Princi i vogël” nga Antoine de Saint-Exupery

Një libër që fiton zemrat e fëmijëve me historinë e thjeshtë, por plot me mesazhe të thella e të larmishme për të gjithë.

“Princi i vogël” është historia e një piloti të bllokuar që takon një princ të ri nga hapësira. Kjo është një përrallë alegorike e përvojave reale të jetës së autorit kur zhvendoset në Amerikën e Veriut gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky ishte dhe libri i preferuar i aktorit James Dean. Ai e identifikonte veten me këtë libër dhe e merrte atë me vete kudo që shkonte.

Matilda” nga Roald Dahl

“Matilda” është historia e vajzës së talentuar me prindër të ashpër që përdor fuqitë e saj telepatike për të mbrojtur miqtë e saj nga drejtoresha e tyre e keq dhe prindërit e saj të çuditshëm.

Lexoni: 7 librat më të shitur për vitin 2017 në bukinist.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0