Lëvizje e lirë drejt Greqisë për shtetasit shqiptarë. Ja cilat janë oraret e lëvizjes - Business Magazine Albania

Lëvizje e lirë drejt Greqisë për shtetasit shqiptarë. Ja cilat janë oraret e lëvizjes

Lëvizje e lirë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka përmes një njoftimi të publikuar në profilin e saj në Facebook ka njoftuar se prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund të lëvizin më lehtësisht drejt Greqisë.

Pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 – 20:00.

Pika doganore e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.

Gjithashtu, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, furgonëve të mallrave, si dhe autobusëve.

Ajo shton që përpara se të lëvizni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, informohuni për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ.

https://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0