Leku nis të dobësohet

Leku nis të dobësohet


Shtatori ka nisur me një dobësim të vlerës lekut ndaj monedhave ndërkombëtare. Pas shqetësimeve për muaj më radhë në veçanti të eksportuesve, euro ka filluar të vlerësohet. Nga ecuria e dy ditëve të fundit duket se euro po shkon drejt  127 lekëve.

Vlerësimi i euros ndaj lekut vijon prej gati dy javësh. Krahas ndërhzrjes së Bankës së Shqipërisë, në këtë drejtim ka ndihmuar edhe ulja e fluksit të turizmit.

Në pikat e këmbimit valutor, edhe dollari është vlerësuar ndaj lekut, duke u treguar me gati 109 lekë.

Prithsmëritë e agjentëve të këmbimit, janë për vlerësim të mëtejshëm të euros ndaj lekut, por ata theksojnë se parashikimet mund të mos vlejnë shumë. Prej rreth dy vitesh tashmë, kursi i këmbimit është prekur më pak nga efektet sezonale.

Prania e parave në formë informale në treg, mund të sjellë sërish surpriza. Në fillim të muajit gusht një euro zbriti në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit, duke u këmbyer me 124.5 lekë.

Në numrin e fundit të Revistës, ekonomistët kishin paralajmëruar se mbiçmimi i lekut do të ishte i përkohshëm dhe euro pritej të vlerësohej.

Lexo: Leku kundrejt euros, po ekonomia jonë?!

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0